LAJMI I FUNDIT:

Jançev dhe Bogdanov shkarkohen nga funksionet e OBRM-PDUKM-së

Jançev dhe Bogdanov shkarkohen nga funksionet e OBRM-PDUKM-së

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së sonte shkarkoi nga funksionet partiake nënkryetarin Mitko Jançev dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv Konstadin Bogdanov.

Siç njoftojnë nga NOVATV, skenar i tillë pritej pas spekulimeve se kërkohet dorëheqja nga kryetari i OBRM-PDUKM-së Mickoski.

“E thjeshtë, kemi vizione të kundërta me Kryetarin për rrugën se ku duhet të lëviz partia dhe në rrugën se si duhet të zhvillohet shteti. Dallimet erdhën në shprehje muajt e fundit kur u aktualizua marrëveshja e Prespës. Sipas meje, kjo ishte, dhe ende është, moment ku partia duhej qartësisht dhe konkretisht të tregojë angazhimi euro-atlantik. Unë thellë besoj se Maqedonia do të jetë shtet me prosperitet, anëtare e NATO-s dhe BE-së përmes marrëveshjes së Prespës, në të njëjtën kohë do të angazhohem për parti moderne popullore ku njerëzit që mendojnë ndryshe nuk do të përjashtohen nga partia”, tha Bogdanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përçarja në OBRM-PDUKM edhe publikisht u manifestua pas mbledhjes së sotme të Komitetit Qendror të partisë, e cila caktua dy ditë nga kur kryesia e partisë vendosi t’i shkarkojë shtatë deputetët nga anëtarësia e OBRM-PDUKM-së për shkak se vendosën të votojnë amendamentet kushtetuese.

Deputeti Ilija Dimovski në një deklaratë me shkrim thotë se nuk pajtohet me “sulmet dhe shkarkimet dhe konsideron se janë të përshpejtuara”.

Ndërkaq jo zyrtarisht sipas TV21, Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së në mënyrë kategorike ka refuzuar propozimin e kryetarit Mickoski për Kongres të jashtëzakonshëm në parti./Telegrafi/