Mesfushori kolumbian i Bayern Munichut, James Rodriguez, thuhet se ka refuzuar huazimin e tij te Arsenali në këtë afat kalimtar të dimrit.  

Arsenali thuhet se kishte bërë ofertën e tyre për të nënshkruar me kolumbianin James Rodriguez.


Topçinjtë shpresonin që ata të mund të merrnin lojtarin e Real Madridit në një marrëveshje huazimi këtë dimër.

James është në huazim te Bayerni që nga fillimi i sezonit të kaluar, por ai është paraqitur vetëm pesë herë këtë sezon në Bundesliga.

james 1

Megjithatë, rrjeti televiziv ESPN raporton se ylli kolumbian nuk ka asnjë nxitim për të vendosur të ardhmen e tij këtë muaj.

ESPN pretendon se 27-vjeçari do të marrë një vendim për lëvizjen e tij të karrierës së tij vetëm në afatin kalimtar të verës.

Kjo pasi huazimi i tij përfundon atëherë dhe ai mund të kthehet në Real Madrid, pasi Bavarezët nuk mendohet se do ta shfrytëzojnë të drejtën e blerjes.

Për Rodriguezin interesim ka shprehur edhe Napoli, Manchester Unitedi dhe Juventusi, ku thuhet se ndërmjetësues i kësaj marrëveshje mund të jetë agjenti i njohur Jorge Mendes. /Telegrafi/

telegrafi sport app