James Milner shpreson që nuk do të realizohet projekti i Superligës Evropiane

James Milner ka shfaqur mendimin e tij për formimin e Superligës Evropiane, pas barazimit 1-1 të Liverpoolit ndaj Leeds United.
Gjashtë klube nga Liga Premier në mesin e tyre edhe The Reds, u janë bashkuar gjashtë klubeve të tjera (tre nga La Liga dhe tre nga Serie A), për të formuar një garë të re në futboll.
Milner ka thënë se atij nuk i pëlqen një garë e tillë dhe shpreson që mos të ndodhë.
“Unë mund të them vetëm mendimin tim. Nuk më pëlqen kjo gjë dhe shpresojë që nuk do të ndodhë”, ka thënë anglezi.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































