LAJMI I FUNDIT:

“Jam një nënë e ashpër, i detyroj fëmijët të kryejnë detyra, i detyroj të flenë herët dhe nuk u jap gjithçka çfarë duan”

“Jam një nënë e ashpër, i detyroj fëmijët të kryejnë detyra, i detyroj të flenë herët dhe nuk u jap gjithçka çfarë duan”

Të qenit prind është gjë e vështirë, por është edhe një prej roleve më fisnike në jetë.

Ne jemi rritur në një botë krejtësisht ndryshe, por fëmijët e sotëm rriten me metoda krejtësisht tjera, transmeton Telegrafi.


A kanë qenë rigoroz prindërit tuaj? Me shumë gjasë keni qenë të obliguar të kryeni detyra të ndryshme dhe t’i bëni vetë detyrat e shkollës.

Shumë pak prej prindërve në të kaluarën e kanë mbështetur kreativitetin e fëmijëve dhe faktikisht kanë bërë mirë.

Nuk ka “rregulla” definitive kur është fjala për rritjen e fëmijëve, por prindërit duhet ta mbajnë mend se janë duke rritur njerëz.

Të qenit prind i ashpër nuk nënkupton se duhet ta goditni apo rrihni fëmijën. Të qenit prind i ashpër nënkupton ta bëni fëmijën t’i ndjekë rregullat e caktuara dhe t’i kryejë vetë detyrat që i caktohen.

Liz Nielman, eksperte e njohur, e ka shpjeguar këtë shumë mirë.

Ajo thotë se fëmijët e saj dënohen kur nuk i ndjekin rregullat e caktuara dhe se i detyron fëmijët t’i kryejnë detyrat edhe kur janë të lodhur.

Ndryshe nga shumica e prindërve, Liz u thotë shumë shpesh “jo” fëmijëve, i detyron të flenë herët, etj.

Fëmijët e saj shkojnë në ngjarje të pianos, bejsbollit e futbollit edhe kur nuk u pëlqen ta bëjnë këtë.

Fëmijët e saj nuk hanë shumë çokollata dhe bonbone, si dhe lexojnë libra rregullisht. Ata mësojnë për teste dhe mbajnë helmeta kur e ngasin biçikletën. Tërë kohën!

Fëmijët e saj nuk konsumojnë pije freskuese dhe nuk shikojnë filma që nuk janë për moshën e tyre. Veç kësaj, fëmijët e saj nuk marrin gjithçka çfarë kërkojnë.

Megjithëse ajo i dashuron me tërë qenien e saj, ajo shpeshherë merr vendime të cilat nuk u pëlqejnë fëmijëve të saj. Por, Liz normalisht se i mbron dhe lufton për ta tërë kohën.

Fëmijët duhet të bëjnë detyra në shtëpi dhe kështu mësojnë më shumë për përgjegjësitë. Fëmijëve duhet të mësohen si ta pastrojnë dhomën e tyre dhe ta bëjnë vet atë.

Mos ua kryeni detyrat fëmijëve tuaj. Nuk jeni duke u bërë mirë. Nëse e bëni këtë, fëmijët do të bëhen dembelë kur të rriten dhe nuk do të mësojnë asgjë nga jeta.

Lërini fëmijët të dështojnë herë pas here – vetëm kështu mësojnë! /Telegrafi/