Nga: Lola Okolosie / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
“Por, të gjithë e kanë një të tillë”, lutet biri im, njëjtë si babai i tij, dhe unë i them, për të satën herë, jo, se ai nuk do të ketë smartfon. Jo tani dhe ndoshta jo edhe për disa vjet të tjera. Pavarësisht vendosmërisë sonë të palëkundur, është e vështirë të mos ndiejmë keqardhje për të. Grupet WhatsApp-it po lulëzojnë në mënyrë që miqtë që shkojnë në shkolla e tjera të mund t’i ruajnë lehtë kontakte. Është një botë e ndërveprimit të cilën ai nuk do ta njohë, por, megjithëse më dhemb shumë kur shoh shqetësimin që shkakton, ndihem e arsyetuar sa herë që lexoj për ndikimin e dëmshëm që telefonat inteligjentë kanë te fëmijët.
Një raport i publikuar në fillim të këtij viti nga komisionerja për fëmijë, Dame Rachel de Souza, zbuloi se gati një e treta e të rinjve kanë parë pornografi deri në moshën 11-vjeçare. Një përmbajtje e tillë, sqaron De Souza, nuk do të jetë ekuivalenti i materialeve “të turpshme” që disa prindër mund ta kenë parë në rini dhe që sot konsiderohen të çuditshme. Është material në të cilin “përshkrimet e degradimit, detyrimit seksual, agresionit dhe shfrytëzimit janë të zakonshme dhe të shënjestruara në mënyrë disproporcionale ndaj vajzave adoleshente”.
Ose, ekziston një studim i kryer vitin e kaluar nga OFCOM-i, që tregon se ngacmimi ka më shumë gjasa të ndodhë në një pajisje dhe jo ballë për ballë. Mujsharët e shkollës nuk janë diçka e re, por aftësia e të tyre për gjetur strehë në shtëpi është një zhvillim i kohëve të fundit. Problemet që lindin nga ndërveprimet e nxënësve në mediat sociale, po e marrin një pjesë të madhe të kohës së mësuesve. Në shkurt, drejtori Jon Boyes i shkollës së mesme Hern Bej, u tha prindërve se u është dashur t’i zgjidhin debatet që kanë ndodhur në internet, mes nxënësve. Ishte “e pamundur për shkollën për ta luajtur rolin e policit” dhe ta trajtojë shkakun kryesor të “mosmarrëveshjeve, stresit, ankthit dhe traumës” mes nxënësve, shkroi ai. Kreu u kërkoi prindërve të përpiqen ta kufizojnë kohën para ekranit dhe ua kujtoi atyre se “shumica e platformave të mediave sociale kanë caktuar një moshë minimale 13-vjeçare … që do të thotë se shumica e nxënësve në moshën 7-8-vjeçare nuk duhet as t’i përdorin mediat sociale”.
Megjithëse blerja e një telefoni inteligjent për fëmijët mund të duket si mënyra më e mirë për t’i mbajtur të sigurt ose për t’u siguruar që ata të mos ndihen të izoluar nga shoqëria, provat sugjerojnë se teknologjia ka efekte të rrezikshme në shëndetin mendor të fëmijëve. Sondazhi më i fundit i publikuar nga programi i OECD-së për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve 15-16-vjeçarë (PISA), në 37 vende të botës, tregoi se në të gjitha vendet – përveç njërit prej atyre vendeve – gati dy herë më shumë adoleshentë kishin “nivele të shtuara të vetmisë”, me “vetminë në shkollë” që rezulton të jetë e lartë kur qasja në smartfonët dhe përdorimi i internetit janë gjithashtu në nivel të lartë. Këto gjetje u bëjnë jehonë një studimi të fundit global me afro 30 mijë të rritur të rinj, i cili zbuloi një lidhje mes moshës kur një fëmijë merr smartfonin e parë dhe shëndetit të tij mendor në moshën madhore.
Fëmijët të cilëve u është thënë një telefon më vonë, vazhduan të përjetonin mirëqenie më të mirë mendore në lidhje me vetëbesimin dhe aftësinë e veta për t’u lidhur me të tjerët, zbuluan studiuesit. Anasjelltas, ata që morën një telefon në një moshë më të re, kishin më shumë gjasa të përjetonin mendime vetëvrasëse, ndjenja agresioni ndaj të tjerëve dhe ndjenjën se ishin të shkëputur nga realiteti. Këto prirje rezultuan më të forta tek femrat sesa tek meshkujt, por ishin të qëndrueshme në 41 vendet e anketuara në raport. Fëmijët me telefona inteligjentë kalojnë mesatarisht më shumë se tre orë në ditë në internet, larg kohës familjare dhe ndërveprimeve personale. Mediat sociale i detyrojnë ata të “krahasohen dhe të dëshpërohen” dhe i vendos ata në kontakt me ndikuesit toksikë si Andrew Tate.
Mund të jeni të prirë t’i hidhni poshtë të gjitha këto si tentim i kotë për mbylljen e derës së stallës pasi kali të ketë ikur. Megjithatë, duke pasur parasysh atë që ne dimë, nuk mendoj se zmbrapsja është opsion. Prindërit duhet të jenë të gatshëm të mbështesin idenë se është e mundur të refuzohet ndjekja e tufës, të paktën derisa fëmijët e tyre të rriten mjaftueshëm për të lundruar në atë që gjejnë në internet. Në fakt, si TikTok-u ashtu edhe Snapchat-i, kërkojnë që përdoruesit të jenë 13 vjeç. Ka tentime për ta mbrojtur idenë se një telefon inteligjent është e vetmja mënyrë për ta mbajtur fëmijën të sigurt, ose për t’u siguruar se do të ketë qasje në miqësi të rëndësishme. Ne mundemi, si 45 mijë teksasianët që janë pjesë e lëvizjes Prisni deri në të tetën, t’i nxisim prindërit të vonohen në dhënien e një telefoni inteligjent fëmijëve, deri në klasën e tetë, pra të presin derisa të bëhen adoleshentë.
Djali im është vetëm 10 vjeç. Nuk është aspak gati të hidhet nëpër mbetjet konfuze dhe të dëmshme që pa dyshim do t’i gjejë në internet. Ai nuk e ka zhvilluar pjekurinë emocionale për të shmangur, me shkathtësi, mbeturinat përgjatë rrugëtimit të vet. Si prind i tij, si mund ta ndalojë të lundrojë në terrenin të cilin shumë të rritur përpiqen ta kontrollojnë? Meqenëse nuk mundem, do të mjaftohem me bastin se mund të mbijetojë me një “telefon budalla” të mirë të modës së vjetër, të paktën derisa të rritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Ton Koka, shqiptari i CIA-s që zbulonte agjentët e UDB-së dhe KGB-së në Evropë

Marrëveshja e fshehtë shqiptaro-turke e vitit 1922

NE TË DY

Kujtimet e oficerit britanik: Ndaj kundërshtarëve, Enver Hoxha ishte i pashpirt

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal