LAJMI I FUNDIT:

JAM E PËRJETËSHME

JAM E PËRJETËSHME

Poezi nga: Maram al-Masri
Përktheu: Maksim Rakipaj

E re s’jam, por kurrë s’kam për të qënë plakë.
Sepse atij lloj femrash i përkas
që qeshjen e vashave kanë
si dhe zgërdhimjen e pacipë të plakave,
flokë të gjatë, të lëshuar
dhe sy të lashtë sa Toka
ku bukuri e brendshme nuk shterron.
Motër e burrave që kanë
shpirt ujku dhe shqiponje,
marrokë të hareshëm
që s’i lanë lodrat asnjëherë.
Qënie që kohët përshkojnë
pa ndaluar një herë
dhe kurreshtja gjithmonë i bren.
S’kam dhe s’kam për të patur moshën
që dokumentat rrëfejnë,
sepse nuk jam e re
dhe plakë kurrë s’do të jem.
Unë jam e Përjetëshme.