LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi prezantohet si “i akuzuar për krime lufte” në faqen e Presidencës, reagon Kupina: Ndryshimet u bënë pa dijeninë tonë

Jakup Krasniqi prezantohet si “i akuzuar për krime lufte” në faqen e Presidencës, reagon Kupina: Ndryshimet u bënë pa dijeninë tonë

Nisma Socialdemokrate ka kritikuar Presidenten e Kosovës për prezantimin e Jakup Krasniqit si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në uebfaqen e këtij institucioni.

Përmes një reagimi publik, Nisma thotë se “figurën e ndritshme të Jakup Krasniqit nuk mund ta njollosin shkarravinat e “Presidencës së Kosovës”!”


Nisma thotë se askujt nuk ja kishte marrë mendja se mund të ndodhte një gjë e tillë që Jakup Krasniqi të paraqitej si i “arrestuar për krime lufte kundër njerëzimit”.

“Askujt nuk ja ka marrë mendja se ndërrimet në institucionet qendrore të Kosovës mund të shkojnë deri në atë shkallë sa në faqet zyrtare të institucioneve shtetëror të paraqesin urrejtjen patologjike që kanë ndaj atyre që ua shkatërruan ëndrrën e jugosllavizmit!”.

“Por skandali që nuk mund të imagjinohej, doli në shesh nga mediat e vendit: “Presidenca e Kosovës” prezanton Jakup Krasniqin si “të arrestuar për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës”!

Nisma thotë se vetë struktura e fjalisë “dëshmon se është gatesë e sajuar nga njerëzit e brumosur në frymën jugosllave!”

“Qytetarët e Kosovës e dinë fare mirë se Jakup Krasniqi është emblemë e ndershmërisë, humanizmit, veprimtarit të kauzës kombëtare dhe historianit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit!”, shkruan tutje NISMA.

Nisma Socialdemokrate kërkoi urgjentisht të fshihet nga biografia e Jakup Krasniqit prezantim skandaloz që i bën “Presidenca e Kosovës”.

Nuk kanë shkruar shumë kohë dhe biografia e Jakup Krasniqit është rregulluar derisa këshilltari i Presidencës Bekim Kupina përmes një reagimi në Facebook ka thënë se do të kërkohen hetime për këto ndryshime, pasi sipas tij janë bërë pa dijeninë e Presidencës.

“Presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Kupina thotë se Presidentja ka kërkuar të merren masa për këtë rast, derisa do të kërkohet hetim edhe për ndonjë sulm të mundshëm kibernetik.

“Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, ka shkruar Kupina./Telegrafi/

Biografia e përmirësuar e Jakup Krasniqit në uebfaqen e Presidencës

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori