LAJMI I FUNDIT:

Jahti i mbuluar me panele solare sjell risi

Jahti i mbuluar me panele solare sjell risi

Kur është fjala për jahte, të ardhmen dhe qëndrueshmërinë, një shembull të tillë e ka prezantuar dizajneri Marco Casali.

Fjala është për konceptin e super-jahtit që është një “bukuroshe” ekologjike, që pranohet lehtë në det, transmeton Telegrafi.


E gjatë 57 metra, posedon një sërë komponentë modern përfshirë motorin me energji “të pastër. Emri i saj është VisionE, që do të thotë “vizion”, e përfaqëson evolucionin e jahteve nëpër botë.

Ajo çfarë shihet në shikim të parë është pishina që mundëson notim me pamje nga deti, e tërë pjesa e sipërme është e mbuluar me panele solare.

Jahti është menduar që të ketë edhe kulmin palosës që ka panele solare, me qëllim që kur të mbyllet të ofroj një hapësirë prej 500 metra katrorë për rrezitje e pushim.

Panelet solare mund të mbledhin deri 62 kW energji diellore dhe ta “ushqej” baterinë e madhe. Pas kësaj, bateria e vë në lëvizje jahtin.

Por, jahti nuk ka nevojë ta shfrytëzojë energjinë solare pasi posedon sistemin e motorit hibrid diesel. Shpejtësia maksimale e tij vlerësohet të jetë 14 nyje.

Ekziston opsioni që jahti një ditë të përdorë energji të pastër. Jahti duhet të lundroj në ujërat e cekëta – pra deri në 2,6 metra.

Jahti ka shtatë kabine me tarraca që mundësojnë qasje të drejtpërdrejtë në det, e sot nuk ekziston asnjë jaht që mund t’ju ofroj të gjitha mysafirëve. Këtë mundësi e ofron kryesisht kabina kryesore.

Kjo “bukuroshe” ka pishinë, fushë basketbolli, kinema në ambient të hapur dhe mund të pres një numër të madh të mysafirëve në xhakuzin gjigant. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Pluhur nga Afrika: Si ta largoni siç duhet nga një veturë?!

Pluhur nga Afrika: Si ta largoni siç duhet nga një veturë?!

Auto
Këto janë gjobat më të mëdha në botë për shpejtësinë - ku renditet Kosova

Këto janë gjobat më të mëdha në botë për shpejtësinë - ku renditet Kosova

Auto
Ndonëse pika karikuese e Tesla-s ishte dëmtuar nga jashtë, shoferi arriti ta mbushte automjetin e tij elektrik

Ndonëse pika karikuese e Tesla-s ishte dëmtuar nga jashtë, shoferi arriti ta mbushte automjetin e tij elektrik

Auto
Kalo në kategori