LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga vizitoi shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Jahjaga vizitoi shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, vizitoi sot shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Zenel Hajdini” në Prishtinë, ku u prit nga drejtori, Nazif Jashari dhe stafi i kësaj shkolle.

Presidentja Jahjaga, me këtë rast, takoi mësuesen Xhemajlie Oruçi, e cila ka dhënë kontribut në këtë shkollë mbi 40 vjet, si dhe klasën e saj.


Presidentja Jahjaga e falënderoi mësuesen Oruçi për kontributin e dhënë në arsimimin e brezave të qytetarëve të Kosovës.

“Dëshiroj t’ju uroj për ditën e 7 Marsit, juve dhe gjithë mësuesve dhe arsimtarëve kudo në Kosovë. Punës dhe përkushtimit tuaj 40-vjeçar duhet falënderuar gjenerata të tëra, që kemi ardhur deri në këtë ditë të sotme. Unë çdo 7 Mars e bëjë një aktivitet të caktuar, por këtë vit kam zgjedhur shkollën tuaj. Ju uroj fat dhe suksese”, tha Jahjaga.

Ndërkaq, mësuesja Xhemajlie Oruçi e falënderoi Presidenten Jahjaga për këtë vizitë.

“Për mua është një kënaqësi e veçantë që kontribuova në këtë shkollë për 40 vite. Më 24 mars e përfundoj karrierën time në këtë shkollë. Unë të falënderoj në emër timin dhe të gjithë stafit për këtë vizitë. Për mua është kënaqësi që përvojën 40-vjeçare ta përfundoj me këtë befasi dhe me këtë vizitë të veçantë nga presidentja Jahjaga dhe këtë nuk do ta harrojë kurrë”, tha mësuesja Oruçi. /Telegrafi/