Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Të gjithë besimtarëve, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për festën e Pashkëve”, thuhet në urimin e Jahjagës.

“Uroj që kjo festë, t’ju gjej mes njerëzve tuaj të dashur, në paqe, harmoni e begati.
Një urim të veçantë dua ta ndaj për përfaqësuesit e misioneve diplomatike, ushtarët e KFOR-it dhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që po e shënojnë këtë festë në vendin tonë”, ka uruar Jahjaga.