LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga angazhon tre ekspertë ndërkombëtarë në komisionin për demarkacionin

Jahjaga angazhon tre ekspertë ndërkombëtarë në komisionin për demarkacionin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka finalizuar idenë e nisur muaj më parë, për krijimin e një komisioni “ad-hoc” për rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, proces që po kontestohet nga opozita me protesta dhe gaz lotsjellës në Kuvend.

Burime të Top Channel brenda Presidencës, kanë bërë të ditur se deri të hënën e ardhshme Jahjaga do të firmos emërimin e tre ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të rishikojnë të gjitha materialet për demarkacionin.


Edhe pse Jahjaga po e formon këtë komision në fund të mandatit të saj, ai përkrahet edhe nga presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka konfirmuar për Top Channel se do t’i japë mbështetjen punës së rishikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Profesori i gjeografisë, Florim Isufi ka bërë thirrje, që komisioni i ekspertëve të mos rishikojë vetëm materialet e komisionit shtetëror, por të konsultojë edhe harta të tjera.

“Nëse merret edhe me materiale të tjera të vlefshme, materiale shkencore të publikuara nga institucionet më të besueshme të ish-Jugosllavisë, pres që ai komision – nëse është serioz, – ta modifikojë vijën kufitare dhe do ta çojë atë në vendin e duhur”, tha Florim Isufi, profesor i gjeografisë.

Partitë opozitare nuk kanë ende një qëndrim, nëse do ta mbështesin dhe pranojnë rezultatin e ekspertëve ndërkombëtarë, pasi sipas zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, opozita ende nuk e di metodologjinë e punës që do të ndjekin ekspertët e huaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori