LAJMI I FUNDIT:

Jaguar do të sjellë tri modele të reja

Jaguar do të sjellë tri modele të reja

Derisa dy makina do të jenë tërësisht të reja, njëra është sedan i transformuar

Kohëve të fundit, Jaguar ka dhënë lajme të ndryshme, në mesin e të cilave, ndalimin së prodhuesi të sedanit XJ dhe transformimin e tij në një SUV tërësisht elektrik, transmeton Telegrafi.


Makina do të jetë më e vogël se F-Pace, derisa sipas të gjitha gjasave do të quhet J-Pace, derisa dihet sigurt se do të ketë autonomi deri në 480 kilometra, ndërsa do të ketë 800 kuaj fuqi që i vijnë nga katër motorë. Në brendi të J-Pace, pritet të jetë motori me 5.0 litra që është zhvilluar nga BMW, si pjesë e bashkëpunimit që ka Jaguar Land Rover me kompaninë gjermane.

Bashkë me ndërtimin e platformës së re të kësaj makine, mësohet se jaguar po punon që të sjellë në përgjithësi tri modele të reja, që do jenë shumë të ndryshme mes vete. Tashmë është bërë e ditur, se Jaguar po punon edhe në dy SUV tërësisht të ri, të quajtur A-Pace dhe B-Pase, për të cilat nuk është dhënë asnjë detaje.

Me anë të këtyre makinave më të vogla SUV, Jaguar do të rivalizojë me modelet e ngjashme nga Audi dhe Mercedes-Benz. /Telegrafi/