LAJMI I FUNDIT:

Jaguar Land Rover po punon në largimin e mundimit që shkakton udhëtimi (Foto)

Jaguar Land Rover po punon në largimin e mundimit që shkakton udhëtimi (Foto)

Hapat e parë të këtij projekti, janë ‘pikët e mirëqenies’ të secilit pasagjer

Statistikat tregojnë se 70 për qind e njerëzve, përjetojnë mundim derisa janë duke udhëtuar me makinë, transmeton Telegrafi. Të gjithë që kanë kaluar nëpër këtë ndjesi, e dinë mirë se sa e papërshtatshme dhe neveritëse është.


Prodhuesi anglez Jaguar Land Rover, është duke punuar në largimin e mundimit që shkakton udhëtimi, duke u bazuar të dhëna e udhëtarëve që kanë kaluar mijëra milje – ndërsa po zhvillon formë, se si mund ta shmangë këtë ndjesi.

Gjithçka do të fillojë me ‘pikët e mirëqenies’ që është një sistem, që detekton kur pasagjeri nisë të ndihet keq, apo t’i fillojnë të vjellat, para se ata vet t’i kenë ndjerë.

Bazuar në këto pikë, makina do të merr vendim në zbutjen e formës së udhëtimit dhe rikthimin e ekuilibrit te udhëtari. Suspensioni adoptues që e ka Jaguar E-Pace, mund ta kthejë ekuilibrin për dhjetë milisekonda.

Kalkulimet i bën kryesisht në bazë të elementeve të jashtme, siç është kualiteti i rrugës dhe e kthen qëndrimin e duhur, në mënyrë që ta stabilizojë gjendjen. E-Pace ka 26 sisteme rregullimi në një karrige, duke i mundësuar udhëtarit që ta gjejë pozitën optimale, madje edhe të përshtatet me lartësinë e ekranit përballë.

Meqenëse të lexuarit gjatë udhëtimit, është shkaktari kryesor i mundimit të pasagjerit, me këtë sistem, leximi, puna në llaptop apo tablet, apo thjeshtë kënaqja gjatë udhëtimit do jetë shumë më e mirë.

“Derisa po shkojmë drejt vozitjes autonome, kur pasagjerët kanë më shumë mundësi të kenë pushojnë dhe te kryejnë aktivitete, të ndjerit keq është i papranueshëm. Secilit do t’i jetë përshtatur qëndrimi në veturë, sikur i qepur prej rrobaqepësit” ka thënë Spenser Salter, që është në krye të ‘teknologjisë së mirëqënies’ në Jaguar Land Rover.

Mund të merr kohë derisa Jaguar Land Rover, ta implemetojë këtë teknologji, por nëse jeni në mesin e atyre që ndihen keq gjatë udhëtimit, të jeni të sigurt se dikush po punon në këtë veprim. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Motori i ri i Ferrari FXX – V12 – po del në ankand

Motori i ri i Ferrari FXX – V12 – po del në ankand

Auto
Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Auto
​Porsche po del në bursë, investitori kryesor i mundshëm dihet

​Porsche po del në bursë, investitori kryesor i mundshëm dihet

Auto
Kalo në kategori