Jaguar-Land Rover, brenda qendrës testuese të veturave elektrike të gjigantë britanikë
Imazhet dhe videoja e publikuar më poshtë, janë të parat brenda qendrës së re testueseve të Jaguar-Land Rover, ku kryhen teste e veturave elektrike dhe që gjendet në Coventry të Britanisë, vend ky ku ka arritur të sigurojë 200 vende të reja pune.
E hapur të hënën, kjo qendër është pjesë e prodhuesve gjigant të Britanisë së Madhe, nga ku do të dalin veturat tërësisht elektrike nga viti 2030, me synimin e vetëm – që tejkalojë rivalin si Tesla, transmeton Telegrafi.
E vendosur në West Midland, një vend që tradicionalisht njihet për vetura në Britani, ku Coventry prej kohësh është cilësuar si qytet i veturave në Britani dhe që kjo qendër kap vlerën e prej mbi 250 milionë funteve, dhe nga ku do të testohen të gjitha veturat e reja elektrike nga Jaguar-Land Rover.
Ka mbi 300 mijë metra katrorë dhe konsiderohet si një objekt i avancuar, brenda të cilit gjendet teknologjia më moderne me të cilën testohen veturat e reja elektrike.
Në këto testime përfshihen vozitjet në kushte ekstreme të motit, duke filluar nga ato deri në minus 40 gradë Celsius deri te ato në plus 55 – për të garantuar që këto vetura do t’i bëjnë ballë çdo sfide.
Kjo qendër është pjesë një investimi prej 15 miliardë funtesh, që ka për qëllim elektrifikimin e këtyre markave luksoze në një periudhë kohore prej pesë vitesh.
Me elektrifikim nënkuptohet të gjitha veturat elektrike nga Range Rover që pritet të jenë të gatshme për vozitje nga fundi i vitit të ardhshëm dhe ato nga Jaguar që do të jenë në dispozicion për blerësit nga 2026. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëModelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Vetura e re e elektrike Abarth 500 do të zbulohet më 22 nëntor
A po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?
Tesla po përgatitet që më në fund të hyjë në tregun indian
Modeli i ri Audi Q7 do të prezantohet në vitin 2025
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit