LAJMI I FUNDIT:

Jagland: Vendimi është kontribut i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Jagland: Vendimi është kontribut i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Siç raportojnë nga AIM, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jaglland e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës.

“Sekretari i Përgjithshëm Jagland e përshëndeti vendimin e Kuvendit në Shkup për emrin e vendit si kontribut i rëndësishëm drejt stabilitetit në rajon”, thuhet në publikimin e fundit të zëdhënësit të Jagland, Daniel Hotgen në Twitter, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Këshilli i Evropës është organizatë në të cilën Republika e Maqedonisë është anëtare prej vitit 1995 nëm emrin e përkohshëm “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”./Telegrafi/