LAJMI I FUNDIT:

Jack Teixeira akuzohet sipas Aktit të Spiunazhit

Jack Teixeira akuzohet sipas Aktit të Spiunazhit

I dyshuari, Jack Teixeira i përfshirë në publikimin e dokumenteve sekrete amerikane është akuzuar me dy akuza të veçanta sipas Aktit të Spiunazhit.

Një nga akuzat është mbajtja dhe publikimi i paautorizuar i informacioneve të mbrojtjes kombëtare amerikane, i cili “mund të përdoret për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara ose për përfitimin e vendeve të huaja”.

Si e identifikoi FBI-ja, Jack Teixeiran?
Lexo po ashtu Si e identifikoi FBI-ja, Jack Teixeiran?

Pika tjetër është marrja dhe mbajtja e paautorizuar e dokumenteve ose materialeve të klasifikuara, raporton theguardian.

Të premten, 21-vjeçar u paraqit në një gjykatë federale në Boston për t’u përballur me akuzat. Atij iu tha se do të përballej me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor për të dyja akuzat.

Sipas dokumenteve të gjykatës, “më 6 prill 2023, Teixeira shfrytëzoi kompjuterin e qeverisë për të kërkuar raportimet e fshehta të inteligjencës amerikane”.

“Raportimi i parë publik në lidhje me Informacionin e Qeverisë u shfaq në ose rreth datës 6 prill të vitit 2023. Prandaj, ka arsye për të besuar se Teixeira po kërkonte raportime të klasifikuara në lidhje me vlerësimin e Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së për identitetin e individit që transmetoi informacione të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare për të përfshirë dokumentin e qeverisë”, shtoi ai.

Me çfarë dënimi mund të përballet amerikani i dyshuar për rrjedhjen e dokumenteve sekrete të Pentagonit?
Lexo po ashtu Me çfarë dënimi mund të përballet amerikani i dyshuar për rrjedhjen e dokumenteve sekrete të Pentagonit?

Ndryshe, anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Massachusetts besohet të jetë udhëheqësi i një grupi privat në platformën e mesazheve për video-lojëra “Discord” i quajtur “Thug Shaker Central”.

Dokumentet e klasifikuara ndryshojnë nga pozicionet ushtarake ukrainase deri në rrethanat që presidenti rus, Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori