LAJMI I FUNDIT:

Jack Ma nuk është më personi më i pasur i Kinës

Jack Ma nuk është më personi më i pasur i Kinës

Jack Ma ka humbur titullin e personit më të pasur të Kinës, pasi perandoria e tij e biznesit u vu nën vëzhgimin e ri rregullator të vendit.

Themeluesi i Alibaba e ka mbajtur vendin e parë në Listën e të Pasurve të Kinës më 2019 dhe 2020, por ka rënë në vendin e katërt pas prodhuesit të ujit Zhong Shanshan, Pony Ma Huateng të Tencent dhe Huang Zheng të Pinduoduo, përcjell Telegrafi.


Pozita e Masë ra për herë të parë pas tre viteve, “pasi rregullatorët e Kinës frenuan kompaninë Ant Group dhe Alibaba për çështje anti-trust”.

Kritikoi qeverinë, Jack Ma nën llupën e Pekinit - e heqin nga lista e ndërmarrësve të rëndësishëm
Lexo po ashtu Kritikoi qeverinë, Jack Ma nën llupën e Pekinit - e heqin nga lista e ndërmarrësve të rëndësishëm

Ma, pasuria personale e të cilit është 55 miliardë dollarë, u zhduk nga sytë e publikut për gati tre muaj pas komenteve të tij rreth rregullave financiare botërore.

“Sistemi i sotëm financiar është trashëgimi e kohës së industrisë. Duhet të vëmë një të re për gjeneratën e ardhshme të rinjve. Duhet reformuar sistemi aktual”, pati deklaruar Ma.

Ai u rishfaq më 20 janar me anë të një videoje prej 50 sekonda, duke iu drejtuar 100 mësuesve në të gjithë Kinën. /Telegrafi/