LAJMI I FUNDIT:

Kritikoi qeverinë, Jack Ma nën llupën e Pekinit – e heqin nga lista e ndërmarrësve të rëndësishëm

Kritikoi qeverinë, Jack Ma nën llupën e Pekinit – e heqin nga lista e ndërmarrësve të rëndësishëm

Themeluesi i Alibaba Group, Jack Ma, është hequr nga lista e ndërmarrësve të suksesshëm kinezë, që e publikojnë mediat shtetërore kineze, që është një tregues i qartë se ky biznesmen është vazhdimisht nën llupën e Pekinit, shkruan Reuters.

Biznesmeni më i njohur kinez nuk është përmendur në artikullin e publikuar në faqen e parë të Shanghai Securities News. Në vend të kësaj, Ren Zhengferi nga Huawei, Lei Xhun nga Xiaomi dhe Wang Chuanf nga BYD-i janë lavdëruar për të arriturat e tyre, transmeton Telegrafi.


E lista është publikuar të mërkurën në kohën kur pritet që Alibaba të deklarojë pasurinë për tremujorin e fund të vitit të kaluar.

Katalizatori i problemeve aktuale të Ma është fjalimi i tij i 24 tetorit, ku kritikoi sistemin rregullator kinez, gjë që çoi deri te suspendimi i Ant Group që kap vlerën e 37 miliardë dollarë.

Rregullatori prej asaj kohe ka lansuar hetimin anti-monopol të kompanive në sektorin e fushës së teknologjisë informative – duke i kushtuar vëmendje të veçantë Alibabas – e po shqyrtohen edhe masa më të ashpra kundër Ant Group.

Ma kishte kritikuar sistemin rregullator kinez për ngufatje të inovacionit, e rregullat bankare në nivel global i ka cilësuar si “klub i njerëzve të moshuar”.

“Sistemi i sotëm financiar është trashëgimi e kohës së industrisë. Duhet të vëmë një të re për gjeneratën e ardhshme të rinjve. Duhet reformuar sistemi aktual”, pati deklaruar Ma. /Telegrafi/