Pas dorëheqjes së katër kryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri të vendit, më 23 prill të këtij viti u mbajtën zgjedhjet lokale.
E kandidati për kryetar i Komunës së Leposaviqit, njëherësh kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq vetëm tri ditë para mbajtjes së këtyre zgjedhjeve u tërhoq nga gara.
Pas zgjedhjeve të prillit dhe zgjedhjes së katër kryetarëve të rinj atje, situata ka filluar të tensionohet dhe bashkësia ndërkombëtare ndër të tjera ka kërkuar që të mbahen edhe një herë zgjedhjet.
Por, a do të kandidonte sërish për kryetar të Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviq nëse do të mbahen zgjedhjet në veri?
Në një prononcim për Telegrafin, kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës ka thënë se synimi i tij si kryetar i partisë që përfaqëson është që të mposht Listën serbe si parti e cila për shumë vite me radhë ka udhëhequr me këto komuna.
“Sigurisht që ky është synimi im politik në këtë moment. Fitorja ndaj Listës Serbe ka qenë gjithmonë synim politik dhe prioritet numër një për ne dhe zgjedhjet janë një mënyrë për të arritur këtë qëllim”, ka thënë ai.
Por, siç u shpreh Jabllanoviq nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme apo jo, do të varet nga disa faktorë dhe mbi të gjitha nëse situata do të jetë paqësore dhe pa tensione të mëdha dhe nëse do të kenë dialog dhe marrëdhënie konstruktive me Qeverinë e Kosovës para zgjedhjeve.
“Që nga shpallja e zgjedhjeve në nëntor 2022, ne si PKS nuk kemi pasur absolutisht asnjë kontakt me institucionet qendrore në Prishtinë. Jo sepse nuk e donim, por sepse qeveria e refuzoi atë komunikim dhe bashkëpunim. Pa bashkëpunim politik dhe komunikim të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës, nuk besoj se janë të mundshme zgjedhjet në të cilat do të dilnin një numër i madh i qytetarëve”, u shpreh ai.
Jabllanoviq gjithashtu theksoi se “disa rrethana në veri duhet të ndryshojnë, mbi të gjitha çështja e sigurisë. Nëse do të mund të arriheshin kushte të tilla të pranueshme, do të ishim të lumtur të ishim pjesë e procesit zgjedhor. Edhe pas zgjedhjeve do të ishim një forcë politike, prioriteti kryesor i së cilës është jeta e qetë me shqiptarët dhe të gjitha komunitetet e tjera në Kosovë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova