Bashkimi Evropian vendosi sanksione mbi sektorët kyçë të ekonomisë bjelloruse dhe burimeve kryesore të të ardhurave për regjimin e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandar Lukashenko.
Masat e reja kufizuese u prezantuan të enjten, në përgjigje të, siç u tha, “përshkallëzimit të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Bjellorusi dhe shtypjes së dhunshme të shoqërisë civile, opozitës demokratike dhe gazetarëve”.
“Sanksionet janë edhe pasojë e uljes së detyruar të një fluturimi të kompanisë Ryanair në Minsk, më 23 maj, dhe ndalimit të gazetarit Raman Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapega, që ndodheshin në bordin e avionit”, tha Këshilli i BE-së, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Regjimi i Lukashenkos është nën presion ndërkombëtar prejse ka nisur shtypjen brutale të opozitës dhe të medieve të pavarura, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, që janë mbajtur në gusht të vitit 2020.
Opozita thotë se këto zgjedhje, që kanë nxjerrë fitues Lukashenkan, janë manipuluar, ndërsa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë refuzuar t’i njohin rezultatet dhe Lukashenkan nuk e konsiderojnë udhëheqës legjitim të Bjellorusisë.
Kriza ka arritur nivel tjetër në maj, pas incidentit me avion, i cili nga shumë vende është konsideruar si “rrëmbim shtetëror”.
BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë sanksionuar edhe më herët Bjellorusinë, duke u vendosur ndalesa udhëtimi dhe duke u ngrirë asetet zyrtarëve të shtetit.
Sanksionet e fundit financiare përfshijnë kufizime ndaj Qeverisë bjelloruse për hyrje në tregjet e kapitalit të BE-së.
Këto kufizime vlejnë edhe për institucionet dhe entitetet financiare në pronësi të shtetit bjellorus. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit