Bashkimi Evropian ka rënë dakord të paguajë 15.50 euro për dozë për vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër coronavirusit, tregon një dokument i brendshëm i BE-së i shikuar nga Reuters.
Çmimi, i cili është konfidencial dhe u negociua për një total prej 300 milionë doza, është pak më i ulët se 19.50 dollarë për dozë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të paguanin për një dërgesë të parë prej 100 milion doza të së njëjtës vaksinë, transmeton Telegrafi.
Dokumenti i Bashkimit Evropian i datës 18 nëntor po qarkullonte brenda pasi BE-ja njoftoi marrëveshjen e saj të furnizimit me Pfizer-BioNTech më 11 nëntor.
Rregullatori i ilaçeve i BE-së, pritet të vendosë të hënën për miratimin e vaksinës Pfizer, pasi autorizimi është lëshuar tashmë në disa vende, sikurse në Britani dhe në SHBA.
Të enjten, sekretarja e shtetit belg për buxhetin, Eva De Bleeker, publikoi në Twitter një listë me çmimet që Belgjika do të paguante kompanitë farmaceutike për vaksinat e tyre të coronavirusit. Ajo e tërhoqi postimin menjëherë pas publikimit.
Në atë listë, vaksina Pfizer thuhej se i kushtonte Belgjikës 12 euro për dozë, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se ishte çmimi i plotë i rënë dakord nga BE-ja.
Vaksinat e tjera gjithashtu u treguan me çmime më të ulëta se çmimet e zbuluar nga burimet e BE-së.
“Është gjithmonë një çmim total dhe një çmim gjatë dorëzimit”, i tha Reuters një zyrtar i BE-së i përfshirë në bisedime me prodhuesit e vaksinave kur u pyet për të sqaruar ndryshimin midis çmimeve të BE-së dhe Belgjikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filmohet një krijesë e frikshme në një thellësi prej 1000 metrash në Oqeanin Paqësor
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251