LAJMI I FUNDIT:

Ja si të bëni një KONDICIONER AJRI në shtëpi vetëm me SHISHE TË PLASTIKËS

Ja si të bëni një KONDICIONER AJRI në shtëpi vetëm me SHISHE TË PLASTIKËS

Me stinën e verës afër edhe moti është duke u nxehë dita ditës dhe po bëhet i padurueshëm.

Por, ka shumë vende anë e mbanë botës që përjetojnë mot të nxehtë për thuajse të gjithë vitin dhe shumica e atyre njerëzve nuk e dinë se çfarë do të thotë të blesh apo të përdorësh kondicioner ajri, transmeton Telegrafi.


Fatmirësisht, një projekt i quajtur Eco-Cooler është duke ndihmuar shumë njerëz të freskohen edhe kur nuk kanë elektricitet. Krejt çfarë ju duhet për ta arritur këtë, është disa shishe të plastikës dhe një karton i madh. Ky ndërtim i thjesht veçse është aplikuar në më shumë se 25,000 shtëpi në Bangladesh.

Fillimisht duhet të bëni disa vrima në kartonin e madh. Vrimat duhet të jenë aq të gjera për qafen apo grykën e një shisheje të zakonshme të plastikës.

1

Pastaj duhet t’i preni shishet në dysh. Majën e kapakut të shishes e preni me gërshërë.2

Pastaj e vendosni gjysmën e shishes në vrimat e kartonit, si në foto.

Kartonin e vendosni në dritare, ndërsa qafat apo grykat e shisheve duhet të jenë të drejtuara kah shtëpia.4

A e keni vërejtur ndonjëherë se kur merrni frymë nga një kashtë, ajri që vjen nga ana tjetër është më i ftohët? E njëjta gjë ndodhë edhe këtu.

Ajri i nxehtë futet në shishe dhe për shkak se i duhet të kaloj përmes qafës e cila bëhet më e ngushtë, ajri del më i ftohët në anën tjetër.

Ndryshimi në temperaturë është vetëm pesë gradë, por në shtetet me temperatura të larta kjo padyshim që bën ndryshim. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zambaku i paqes: Gabimi i madh që bëjnë pronarët kur kujdesen për bimën e njohur

Zambaku i paqes: Gabimi i madh që bëjnë pronarët kur kujdesen për bimën e njohur

Lule
Kalo në kategori