LAJMI I FUNDIT:

Ja sa do të jetë rritja ekonomike e Maqedonisë

Ja sa do të jetë rritja ekonomike e Maqedonisë

Banka Botërore (BB) ka publikuar parashikimin më të ri për ekonominë e Maqedonisë, që sipas saj, këtë vit do të ketë rritje prej 3.7%, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në dy vitet e ardhshme, parashikohet që kjo rritje të jetë deri 4%, ndëerkaq si rreziqe, përmenden paqëndrueshmëria politike dhe kriza e migrantëve.


Ndryshe, Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në botë të jetë ngjashëm si e vitit të kaluar, pra 2.4%, kurse parashikon një ringritje më të ngadalshme ekonomike të vendeve të ekonomive të zhvilluara.

Nga vendet e rajonit, Mali i zi do të ketë rritje prej 3.7%, Shqipëria 3.2%, Bosnja e Hercegovina 2.6%, Bullgaria 2.2, Kosova 3.6%, Kroacia 1.9% dhe Serbia 1.8%./Telegrafi/