LAJMI I FUNDIT:

Ja pse milingonat ecin në kolonë: Nuk keni dëgjuar kurrë për këtë, por është ajo që i mban gjallë

Ja pse milingonat ecin në kolonë: Nuk keni dëgjuar kurrë për këtë, por është ajo që i mban gjallë

Milingonat nuk janë kurrë mysafire të mirëpritura, por ato janë të nevojshme në sistemin natyror

Milingonat janë mjaft të bezdisshme dhe është e vështirë t’i dëbosh nga shtëpia sepse vazhdimisht kërkojnë ushqim, madje edhe thërrimet e vogla në dysheme pas drekës mund t’i marrin me vete.


Mirëpo, siç shpjegojnë njohësit e mirë të insekteve, kur një milingonë lë folenë e saj në kërkim të ushqimit, ajo lë pas një gjurmë feromonesh.

Kur gjen ushqim, ajo e ndjek atë gjurmë prapa, duke lënë pas më shumë feromone, në mënyrë që milingonat e tjera të mund të ndjekin gjurmët e saj, transmeton Telegrafi.

Nëse kjo ndodh, shumë shpejt një ushtri e tërë e atyre insekteve të bezdisshme do të hyjë në shtëpi në kërkim të çfarëdo ushqimi – nga kokrrat e sheqerit, te thërrimet e bukës dhe ushqimet e mbetura në pjata.

Janë të njohura më shumë se 12.000 lloje milingonash, të cilat në përgjithësi kanë ngjyrë të zezë, kafe ose të kuqe dhe kanë një trup të segmentuar në tri pjesë. Duke filluar nga madhësia nga rreth 1 mm deri në rreth 3 cm, milingonat zakonisht banojnë në tokë, gjethe ose bimë të kalbura – dhe herë pas here në kuzhinat tona.

Milingonat mund të bashkohen për të formuar një “superorganizëm” të madh dhe të koordinuar.

Milingonat përgjithësisht jetojnë në koloni që ndonjëherë përbëhen nga miliona prej tyre të ndara në grupe me role të ndryshme si punëtorë, ushtarë dhe mbretëresha. Punëtorët, të gjitha femra, kujdesen për mbretëreshën më të madhe dhe pasardhësit e saj, mirëmbajnë folenë dhe kërkojnë ushqim. Meshkujt çiftëzohen me mbretëreshat dhe më pas vdesin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?

A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori