Në Republikën e Maqedonisë regjistrimi i popullsisë nuk është bërë që nga viti 2002. Еdhe pse disa herë është përmendur, akoma nuk ka asnjë vendim konkret në këtë drejtim. Të pyetur pse Maqedonisë i duhet regjistrimi i popullsisë, njohësit e çështjeve arsimore deklaruan se të dhënat relevante janë të nevojshme për strategjinë arsimore, përshtatjen e programve arsimore me tregun e punës, po edhe në ndikimin në trendin e largimit të të rinjve nga vendi.
Gruevski: Do të ketë regjistrim të popullatës
Sipas ish Ministrit të Arsimit, Sulejman Rushiti regjistrimi i popullsisë është bazë për strategjinë arsimore.
“Regjistrimi i popullsisë është i rēndësishëm edhe për startegjinë e arsimit, jo vetëm dhe thjeshtë për numrin e popullatës por edhe për të dhënata e tjera që grumbullohen gjatë cenzusit. Në bazë të dhënave të tilla merren të dhëna për profilet e nevojshme për ekonominë e tregut dhe në bazē të strategjisë së përgjithshme për zhvillim bëhet edhe strategjia në arsim.”- deklaroi Rushiti, “Strategjia në arsim është një dokument që përfshin vendimet afatgjate në lidhje me arsimin në të gjithë vertikalen e vet, që nga arsimi fillor, ai i mesëm deri tek ai i lartë… madje edhe sektorin e shkencës.
Sipas kryetares së Forumit Rinor Arsimor, Dona Kosturanova, regjistrimi i popullsisë është bazë për ndjekjen dhe ndikimin në trendet me të cilën përballen të rinjtë, një prej të cilëve është largimi i tyre nga vendi, raport
“Në Maqedoni në përgjithësi mungojnë të dhëna faktografike, të cilat do të siguronin informata të rëndësishme për trendet, me të cilat përballet popullata e shtetit. Pra ne ende nuk kemi të dhënat më relevante për atë se sa të rinj e përbëjnë popullatën e Maqedonisë. Një nga problemet më të mëdha të të rinjve është niveli i lëshimit të vendit dhe emigrimi. Dhe këtu sërish na mungojnë të dhëna: nuk e dijmë sa të rinj e lëshojnë Maqedoninë, për çfarë arsye, nga cilat qytete më shumë dhe kur (nëse ndonjëherë) kthehen.”- deklaroi Kosturanova, “Vetë sistemi arsimor do të ishte poashtu shumë më i mirë kur do të kishte të dhëna eksplicite në dispozicion dhe do të mundej që në mënyrën më të duhur t’u shërbente nevojave të nxënësve, por edhe nevojave të studentëve në drejtim të zhvillimit të programeve arsimore.”
“Edhe një sfidë që krijohet nga mos-pasja e fotografisë së qartë të popullatës së Maqedonisë është se numri më i madh i hulumtimeve përballen me sfidën e fitimit të mostrës përfaqësuese, respektivisht nuk mund të krijojnë hulumtim që trajton strukturën e popullatës dhe për këtë shumë më vështirë mund të shqyrtohen mendimet.”-shtoi Kosturanova, “Të gjitha këto sfida e bëjnë të vështirë fillimisht krijimin e politikave të mira, të cilat zhvillohen mbi fakte, mbi të dhëna reale; e bëjnë të vështirë të ndiqen trendet në të cilat do të dëshironim të ndikonim siç është dukuria e lëshimit të vendit dhe e bëjnë të vështirë që të rinjve t’iu ofrohet ajo që atyre iu nevojitet, duke mos e ditur se sa të rinj ku qëndrojnë dhe t’iu jepet ajo që iu nevojitet si në sistemin arsiomor ashtu edhe në tregun e punës.”
Ndryshe, Regjistri i popullsisë është sistem i të dhënave për qytetarët e një vendi, i cili për qëllim të saktësisë bëhet çdo 10 vjet. Ai përmban të dhëna relevante të nevojshme për planifikim të programeve qeveritare në sfera të ndryshme. Përfshin të dhënat elementare si: data dhe vendi i indjes, gjinia, data dhe vendi i vdekjes, shtetësia/shtetësitë, statusi martesor; por edhe të dhënat shtesë, siç janë: përkatësia etnike, niveli arsimor, profesioni etj. /Portalb//Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron