LAJMI I FUNDIT:

Ja pse doli Donika Kadaj Bujupi nga AAK-ja

Ja pse doli Donika Kadaj Bujupi nga AAK-ja

Dorëheqja e Donika Kadaj Bujupit, deputetes dhe njëkohësisht Shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga kjo parti, erdhi menjëherë pasi u shënua Epopeja e Dukagjinit në Glloxhan.

Burime të Klan Kosovës brenda AAK-së, thonë se përveç pakënaqësive tjera, kulminimi ka arritur sot kur organizatorët e ceremonisë kishin vendosur që Kadaj të mos ulet në rendin e parë, por në të dytin.


Përpjekjet për të kontaktuar me deputeten kanë qenë pa rezultat, ngase ajo nuk është lajmëruar në telefon.