Komisioni Evropian ka propozuar një ligj sipas të cilit bankat do të duhet të kryejnë menjëherë të gjitha transaksionet në euro – pa kosto shtesë.
Sipas propozimit të Komisionit, pagesat në BE dhe Zonën Ekonomike Evropiane do të vendosen menjëherë në llogari, pavarësisht nga ora dhe dita e javës dhe nëse është ditë pune apo jo pune.
Tani duhet të prisni deri në tre ditë, veçanërisht nëse pagesa bëhet në fund të javës dhe zakonisht duhet të prisni deri të hënën që paratë të shfaqen në llogarinë tuaj, raporton euronews.
“Të kalosh nga një pagesë e ditës tjetër në një pagesë 10 sekondash është si të kalosh nga posta e zakonshme në email”, tha Komisionerja e Shërbimeve Financiare, Mairead McGuinness.
“Sot, pothuajse nëntë nga dhjetë transferta krediti në euro janë ende të përpunuara si transferta tradicionale ‘të ngadalta’. Nuk ka asnjë arsye pse shumë qytetarë dhe kompani në BE nuk mund të dërgojnë dhe marrin menjëherë para, teknologjia që mundëson pagesat e menjëhershme ekziston që nga viti 2017”, shton komisionerja.
Në praktikë, ndryshimet do të nënkuptojnë:
Të gjitha bankat duhet të ofrojnë pagesa të menjëhershme për të gjithë klientët e tyre;
Pagesat e menjëhershme do të ofrohen pa kosto shtesë sesa transfertat normale të kredisë;
Bankat do të duhet të kontrollojnë nëse numri i llogarisë përputhet me emrin e përfituesit të pagesës dhe të paralajmërojnë paguesin për çdo rrezik mashtrimi.
Aktualisht, disa banka paguajnë shumë më tepër për një transfertë pagese të menjëhershme – deri në 30 euro në disa raste – sesa për transfertat tradicionale.
Lëvizja vjen mes reformave më të gjera financiare të BE-së, duke përfshirë futjen e shumëpritur të një euro dixhitale.
Projektligji i propozuar, i cili ka nevojë për miratim nga shtetet e BE-së dhe Parlamenti Evropian për t’u bërë ligj, do t’u japë bankave në eurozonë gjashtë muaj kohë për të nisur projektin e pagesave të menjëhershme në euro.
Bankave në BE do t’u jepen 24 muaj për t’u përshtatur me rregullat e reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City