LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nuk do të ndryshojë “rregullat”, problemi i Demarkacionit qëndron në Kosovë e jo në Bruksel

BE-ja nuk do të ndryshojë “rregullat”, problemi i Demarkacionit qëndron në Kosovë e jo në Bruksel

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa do të jetë për një vizitë zyrtare në Bruksel. Ai gjatë kësaj vizite do të provojë që të gjejë një zgjidhje në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta kenë të drejtën e lëvizjes së lirë, ndërsa kushti i vendosur nga Bashkimi Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi të suspendohet për dy vjet.

Por, analistë në vend këtë hap të kryeministrit Mustafa e quajnë të vonshëm dhe jo të qëlluar.


Sipas tyre, qytetarëve të Kosovës iu është bërë një padrejtësi me këtë kriter, pasi ka marrë dy vjet kohë dhe ende vazhdon të jetë temë diskutimi.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është humbur shumë kohë nga kjo qeveri.

Ai tha se Qeveria e Kosovës do të duhej të ofronte opozitës një dialog të sinqertë për trajtimin e çështjes së demarkacionit.

“Qeveria nuk e ka e shtruar me racionalitet, arsye të plotë dhe mirëkuptim çështjen e Demarkacionit. Është cunguar Kosova. Këta kanë ngulur këmbë bashkë me kryeministrin gjatë këtyre viteve dhe e kanë mbajtur peng popullin pa arsye. BE kanë përgjegjësi për çështjen e Demarkacionit sepse nuk është dashur ta vënë kushtin për liberalizimin e vizave. Nëse nuk e kanë thirrur ata që të gjendet një zgjidhje sa i përket çështjes meqë nuk po ka konsensus e as nuk mund të kaloj në Kuvend, atëherë definitivisht është një leksion që do duhej ta pësonte edhe Brukseli edhe Prishtina për t’i trajtuar që në fillim në mënyrë efikase, efektive, gjithëpërfshirëse brenda mundësive konsensuale pozitë-opozitë dhe qytetari, në mënyrë që mos të ketë zvarritje të tilla”, ka thënë Baraliu.

Ai më tej shton se nëse Brukseli ka konsideratë, e që do të duhej ta kishte, atëherë do të do duhej që ta shtyhej çështja e demarkacionit në mënyrë që qytetarëve të Kosovës tu mundësohej lëvizja e lirë.

Edhe analisti Imer Mushkolaj vizitën e Mustafës në Bruksel e quajti të vonë dhe jo të qëlluar.

Ai tha se papërgjegjësinë e tij dhe të koalicionit qeveritar, Mustafa po përpiqet t’ia bartë Brukselit.

“Bashkimi Evropian nuk ka faj pse koalicioni nuk mund t’i sigurojë votat për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Po ashtu, BE nuk i ndërron rregullat e vendim-marrjes vetëm pse Mustafa do të kërkojë që çështja e demarkacionit të pezullohet. Kjo tregon paaftësinë e Mustafës dhe të koalicionit qeveritar për të çuar përpara çështje të rëndësishme”, u shpreh Mushkolaj.

Por, Dren Ajeti nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë për Telegrafin se ky veprim nuk do të duhej të vlerësohej i vonshëm, por i panevojshëm.

Ajeti u shpreh se gjasat që BE të lëvizë nga qëndrimet e tyre pse spektri politik kosovarë nuk arrin të dakordohet rreth Demarkacionit është qesharak.

“Për më shumë, një lëshim pe nga ana e BE-së në këtë çështje, do të hapte kutinë e Pandorës për të ardhmën, sipas së cilës shtetet që aspirojnë anëtarësim në BE ose në lëvizjen e lirë Shengen, pas një kohe do të mund të kërkonin uljen e kritereve me arsyetim se nuk gjejnë konsensus politik, gjë që BE nuk do të lejoj asnjëherë. Me veprime të tilla, ne po humbasim seriozitetin dhe po dëshmojmë se jemi të paaftë të marrim përsipër obligime si shtet brenda bashkësisë ndërkombëtare”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori