Parlamenti i Evropës ka miratuar Direktivën e Bashkimit Evropian kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP).
Me këtë siç ka shkruar juristja e mediave, Flutura Kusari, gazetarët, mediat dhe aktivistët do të jenë më të mbrojtur nga paditë e pabaza të cilat bëhen nga avokatët dhe paditësit që kanë qëllim frikësimin dhe dekurajimin e tyre, përcjell Telegrafi.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që si anëtare e Grupit të Ekspertëve të Komisionit Evropian kam ndihmuar në draftimin e direktivës bashkë me dhjetëra ekspertë të tjerë. Puna e Grupit të Ekspertëve do të vazhdojë në zbatimin e direktivës në praktikë”, ka shkruar Kusari në Facebook.
Më tej ajo ka dhënë një shpjegim se çfarë është kjo direktivë dhe çfarë do të thotë për Kosovën.
Sipas saj, direktiva është ligj i Bashkimit Evropian i cili duhet të zbatohet tek shtetet anëtare dhe shtetet që aspirojnë t’i bashkohen BE-së.
“Direktiva parasheh disa masa, garancione procedurale dhe mjete juridike që do të ndihmojnë në mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë SLAPP. Ky ligj duhet të transpozohet dhe transpozimi mund të bëhet a) duke draftuar dhe aprovuar Ligj Kundër Padive SLAPP dhe b) duke ndryshuar disa ligje për të akomoduar kërkesat e direktivës. Njëkohësisht, institucionet tjera si Oda e Avokatëve, Odat Ekonomike etj të gjitha mund të marrin masa në zbatim të kësaj direktive”(siç), ka shkruar Kusari.
Në këtë drejtim, ajo ka shtuar se elementet kryesore të direktivës janë: “Refuzim i hershëm i padive të pabaza – direktiva ua mundëson shteteve anëtarë që të rregullojnë ligjërisht refuzimin e hershëm të padive abuzive. Për shembull, nëse një biznesmen, një person që ushtron një funksion publik ose kushdo tjetër ushtron padi të pabazuar kundër gazetarëve, gjykatat do të kenë mundësi që ato padi t’i refuzojnë sa më herët në procedurë, duke mos pritur që të kalojnë dhjetë vite”.
“Sigurimi i shpenzimet dhe dëmet – gjykata do të ketë të drejtën që të obligojë paditësin të paguajë shpenzimet e procedurës dhe dëmet eventuale para fillimit të gjykimit”, ka shkruar ndër tjerash ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas
Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus
Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida
Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë
Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe
Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp