LAJMI I FUNDIT:

Disa mënyra si të gjeni sutjena të rehatshme

Disa mënyra si të gjeni sutjena të rehatshme

Që të gjeni sutjena të rehatshme dhe të duhura, duhet t’ia parashtroni vetes vetëm disa pyetje kyçe. Njiheni trupin tuaj dhe shkoni drejt e në dyqane për blerje efektive.

Sutjenat e gabuar jo vetëm që ju bën të dukeni keq, por edhe ju sjell probleme shëndetësore si dhimbje prapa shpinës dhe skuqje të lëkurës (nëse është tepër i ngushtë).

Gjithashtu, disa ekspertë pohojnë se zgjedhja e gabuar e sutjenave mund të sjell edhe sëmundje serioze të gjinjve.


Ja se cilave këshilla duhet t’u kushtoni vëmendje për të gjetur sutjena të rehatshme përgjithmonë.

A ju qëndron teli i sutjenës rehatshëm nën gji dhe a është i vendosur në mënyrë korrekte?

Nëse teli është jostabil dhe lëviz, atëherë sutjena nuk është shumë e përshtatshme. Duhet që teli të qëndrojë mirë nën gjoks dhe të mos zhvendoset apo lëvizë. Nëse arrini të lëvizni duart drejt kokës dhe në këtë mënyrë sutjenat nuk ju lëvizin dhe telat e saj qëndrojnë nën gjinj, kjo është zgjidhje e duhur dhe nuk keni gabuar në blerje.

A ju dalin gjinjtë jashtë sipërfaqes së sutjenave?

Ndoshta kjo ju duket seksi, mirëpo nuk është aspak gjë e mirë. Pjesa e pambuktë e sutjenave do duhet të mbulojë tërë gjinjtë tuaj duke mos lejuar që të dalin jashtë saj.

A ju rrëshqet sutjena pa mbajtëset e saj?

Për këtë ju duhet sutjenë me madhësi më të vogël. Kur duhet të vishni një të tillë pa mbajtëse, medoemos të jete numri më i vogël që të mbajë në mënyrë të shtrënguar gjinjtë dhe në këtë mënyrë të parandalojë rrëshqitjen e saj. Përpiquni të kërceni pak që të vërtetoni nëse ajo rrëshqet. As ju nuk do dëshironit që tërë kohën të rrini në stresin se mos vallë do ju bie. Kjo veçanërisht paraqet problem për vajzat e reja pasi është preferencë e tyre që të veshin sutjena pa mbajtëse. Alternativë më e mirë për këtë rast do të ishte nëse blini fustan që përmban nën vete sutjena të ngjitura.

Gjinjtë tuaj nuk qëndrojnë drejtë, por lëvizin dhe janë në formë të papërshtatshme nën sutjenat?

Atëherë kjo do të thotë se ju nuk keni zgjedhur kupat e pambukta të duhurat për ju. Nuk është me rëndësi vetëm madhësia e sutjenave pasi edhe forma e gjinjve nuk është e njëjtë tek të gjithë femrat. Provoni shumë lloje të tyre për të vërtetuar se cila madhësi ju përshtatet më së miri.

Kupat e sutjenave ju janë dëmtuar dhe kanë prishur formën e mëparshme të tyre?

Kjo tregon se ju duhen sutjena më të vegjël ose të tilla që mund të shtoni mbushjen e pambuktë.

/Telegrafi/