Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Gueterres morri në Aachen Çmimin Karl. Gueterres është europian që u tregon europianëve çfarë duhet të bëjnë, mendon Bernd Riegert.
Katër ditë pas zgjedhjeve europiane është mirë që dikush hedh vështrimin mbi Bashkimin Europian nga jashtë. Europa merret kryesisht me veten e saj, pasi partitë e Qendrës e humbën peshën në Parlamentin Europian dhe populistët e djathtë dhe nacionalistët, morrën më shumë vota në disa vende.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Gueterres, paralajmëroi në fjalimin e mbajtur gjatë marrjes së Çmimit Karl në Aachen të Gjermanisë, për shtimin e politikës së urrejtjes dhe përçarjes në Europë, por njëkohësisht kujtoi shancet e Bashkimit Europian.
Europa, thotë mesazhi i guximshëm i sekretarit të Përgjithshëm të OKB, po bëhet më e rëndësishme dhe e domosdoshme sot, në një botë gjithnjë e më kaotike, më të çrregullt dhe të brishtë.
Me përpjekjet e saj për të vendosur marrëdhënie të bazuara në rregullat mes shteteve dhe balancimin paqësor të interesave, BE duhet të kthehet në shembull për gjithë pjesën tjetër të botës, thotë ish kryeministri portugez, Guterres. Ai e di për çfarë po flet, sepse ai ka kontribuar 20 vjet më parë në integrimin e BE. Në vlerësimin e shefit të Kombeve të Bashkuara, Europa është një kolonë e domosdoshme e “multilateralizmit”, pra bashkëpunimit të shteteve dhe grupeve të ndryshme të interesave, për zgjidhjen e problemeve globale si ndryshimi i klimës, migracioni, varfëria ose digjitalizimi i ekonomisë. Në gjithë botën BE është një fidanishte e humanizmit dhe e të drejtave të njeriut, megjithë deficitet që ka në politikën e pakoordinuar dhe në qëndrim mbrojtës në fushën e migracionit.
Për bashkëpunim, kundër Trump dhe Co.
Europianët duhet të jenë krenarë për gjykimin e dhënë nga një politikan me përvojë, që lëviz në gjithë botën. Ju nuk duhet ta bëni veten më të vegjël se sa jeni dhe faktikisht duhet të shihni pak më larg se problemet që keni. Marrësi i Çmimit Karl, i bashkangjitet apelit pasionant të presidentit franzes Emmanuel Macron, që kërkon “rilindjen” e një Europe sovrane dhe një politikë të përbashkët të jashtme.
Macron e morri çmimin Karl, vlerësimin më të rëndësishëm politik të kontinentit, vitin e kaluar. Çmimi që iu dha këtë vit Guterres, është edhe sinjal për t’iu kundërvënë egomanëve dhe nacionalistëve të llojit të presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin ose presidentit brazilian, Jair Bolsonaro.
Sfida më e madhe që ka bota përpara dhe bashkë me të edhe Europa është ngrohja e tokës e shkaktuar nga njerëzit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB tregon shqetësim dhe frustrim, se lufta kundër ndryshimit të klimës është e ngadaltë. Ai është duke mbështetur tani të rinjtë në Europë, që duan të venë gjërat në lëvizje. Europa duhet të kthejë ekonominë deri në vitin 2050 në ekonomi që të mos dëmtojë klimën.
Po ashtu Europa duhet të ndryshojë sistemin e taksave në mënyrë që nxjerrja e dioksidit të karbonit të jetë e shtrenjtë. Njohja e problemeve nuk mjafton, tani kërkohen vepra, është mesazhi që lëshon mbajtësi i Çmimit Karl. Këtë e treguan edhe zgjedhjet në Europë, që treguan se europianët, të paktën ata të Europës Perëndimore mund të mobilizohen në mbrojtje të klimës.
Ky moment duhet marrë në dorë nga politikanët dhe deputetët e parlamentit të ri që siç kërkon Antonio Guterres, të japin një shembull të aktivizimit të duhur në një botë që po bëhet gjithnjë e më kaotike.
Populizmi dhe nacionalizmi çojnë në spirale rënieje, thotë analiza e duhur. Në Europë dhe në gjithë botën. Qytetarët europianë duhet të mos shohin vetëm çështjet e brendshme, por të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në komunitetin ndërkombëtar. “Europa është shumë e rëndësishme, dhe nuk guxon të dështojë”.
Ky është mesazhi kryesor i fjalimit të Antonio Guterres në Aachen. Ai ka të drejtë në shumë drejtime. Shpresa është që Europa ta dëgjojë./dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert