LAJMI I FUNDIT:

Ja dhurata e deputetit Milevski për kryetarin e kuvendit, Trajko Veljanoski (Video)

Ja dhurata e deputetit Milevski për kryetarin e kuvendit, Trajko Veljanoski (Video)

Deputeti dhe lideri i PLD-së, Goran Milevski, në debatin e djeshëm në kuvendin e Maqedonisë, e kishte me vete një veshje krahshkurtë me inicialet SJO (PSP), të cilën ia dhuroi kryetarit të kuvendit, Trajko Veljanoskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Milevski deklaroi se ia ka ble një veshje të këtillë, me inicialet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pasi që Veljanoski nuk e meriton që t’i jepet një veshje e ngjashme, me ngjyra të ”Revolucionit Laraman”.


Ndërkaq, Veljanoski ka reaguar, duke u përgjigjur se në koshin e plehrave ka shumë gjëra, dhe se kjo veshje e ka vendin aty./Telegrafi/

https://youtu.be/X4KgmdOI6YA?t=15s