Sipas një studimi të ri, për seks vetëm në një natë, femrat preferojnë madhësinë, por jo në gjatësi. Është gjerësia ajo që ato pëlqejnë.
Në studim, 41 gra vëzhguan modele penisësh të të krijuara nga një printer 3D. Modelet ishin në ngjyrë blu dhe varionin nga 10 cm të gjatë me perimetër 6 cm deri te 21 cm të gjatë me perimetër 17 cm. Atyre iu kërkua të zgjidhnin se cilin nga 33 modelet do të preferonin për një partner, me të cilin do të takoheshin vetëm një herë dhe cilin tek një partner afatgjatë.
Për seks vetëm në një natë, gratë zgjodhën modele me perimetër më të madh, se ata modele, të cilët i preferonin tek meshkujt, me të cilin dëshironin të ndërtonin marrëdhënie afatgjata.
Në gjatësi, nuk kishte diferencë mes partnerëve. Mesatarisht, ato zgjodhën penisë me gjatësi 16 cm.
Në vaginë ndodhen funde nervash të ndjeshme ndaj shtypjes, të cilët mund t’iu përshtaten më së miri variacioneve në gjerësi të penisëve. Një penis më i gjerë mund ta afrojë klitorin më pranë vaginës, gjë që ndihmon arritjen e orgazmës.
Nga ana tjetër, penisët më të gjatë mund të sjellin dhimbje në cerviks, thotë studiuesja Shannon Leung nga Univerisiteti i Kalifornisë në Los Angeles.
Studime të mëparshme mbi madhësinë e penisit kanë patur përfundime të ndryshme: një studim në vitin 2012 zbuloi se në 60% të femrave madhësia e penisit nuk përbënte ndryshim, por gratë që përjetonin shpesh orgazma vaginale, preferonin meshkujt me penisë të gjatë. Një studim i publikuar vjet, tha se preferencat e grave ndaj penisëve më të mëdhenj varej nga trupi i mashkullit: në meshkujt trupmëdhenj, ishte e rëndësishme madhësia e organit gjenital.
Në pjesën e dytë të studimit të ri, grave iu dha një model penisi, të cilin duhet ta ekzaminonin për 30 sekonda. Më pas, atyre iu kërkua që të zgjidhnin të njëjtin model nga një kosh, 10 minuta më vonë. Pas kalimi të 10 minutëshit, gratë (pothuajse të gjitha) kishin tendencën për ta mbivlerësuar madhësinë e penisit që kishin ekzaminuar më parë.
Ky zbulim mund të jetë qetësues për meshkujt, të cilët janë të vetëdijshëm për madhësinë e organit të tyre gjenital. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?
Ata janë më të zgjuarit - gjenitë e vërtetë lindin në këtë shenjë të zodiakut
Të jetosh vetëm për herë të parë? Këtu janë 10 këshilla të dobishme
Pse është e vështirë të rigjesh miqtë e vjetër
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi