J. Cole performon në pushim të pjesës së parë të NBA All Star

J. Cole do të jetë në parketin e ndeshjes NBA All-Star 2019.
Reperi nga Karolina e Veriut i cili festoi ditëlindjen e tij të 34 do të jetë krye performuesi në pushimin e pjesës së parë në Spectrum Center të në Sharlotë që është vendlindja e tij.
NBA All-Star mbahet më 17 shkurt, të dielën.
Para ndeshjes, Meek Mill do të jetë hapësi i mbrëmjes, ndërsa himni do të këndohet nga Anthony Hamilton.
Cole i shtohet listë së performuesve të mëdhenj në All Star si Beyonce, Rihanna, Kendrick Lamar, Mariah Carey e të tjerë që performuan vitin e kaluar.
Kjo kompleton vitin e përkryer për J. Cole i cili pritet të lansojë albumin e tij të gjashtë në karrierë.
Ceremonia e 68-të e mbrëmjes NBA All-Star mbahet më 17 shkurt pas mesnatës sipas kohës tonë. /Telegrafi/



























































