LAJMI I FUNDIT:

Izraeli teston me sukses “Iron Beam”, arma laserike si në filmat e James Bond

Izraeli teston me sukses “Iron Beam”, arma laserike si në filmat e James Bond

Një laser që mund të shkatërrojë raketat e armikut dukej jo reale edhe në filmat e James Bond.

Por kur jeni në luftë dhe kërkoni zgjidhje të reja për të mbrojtur veten sa më mirë, ndoshta diçka e tillë është e mundur, transmeton Telegrafi.


Ushtria izraelite testoi me sukses një sistem të ri mbrojtës, që shkatërron raketat duke përdorur një rreze drite.

Ky projekt ishte ideja e dr. Danny Gold, “Q-ja” izraelite, gjeniu shkencor që qwndron pas sistemit të mbrojtjes ajrore Iron Dome.

Ai sistem është një nga më të famshmit dhe më të mirët në botë, dhe së fundmi ka qenë vazhdimisht në veprim për të mbrojtur Izraelin nga bombardimet e Hamasit dhe Hezbollahut.

“Këtu ka tru, afër reve”, u tha gazetarëve shoqëruesi, duke i çuar nëpër shtresat e sigurisë në zyrën e Dr. Gold në katin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes izraelite.

Dr. Gold, gjeneral brigade që drejton Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes të Izraelit brenda ministrisë së Mbrojtjes, tha se me laserin e ri ishte “luajtur” gjatë konfliktit të vazhdueshëm me Hamasin.

Irone Dome, shpjegon ai, është vetëm një pjesë e mburojës që rrethon Izraelin. Mbi të është ‘katapulti i Davidit’, i projektuar për të çaktivizuar aeroplanët e armikut dhe raketat me rreze të mesme dhe të gjatë, siç janë raketat e shkrepura deri në 200 milje larg.

Mbi të janë Arrow 2 dhe Arrow 3, që ofrojnë mbrojtje kundër raketave balistike të lëshuara nga toka nga vende si Irani.

Arrow 3 u vendos me sukses për herë të parë në nëntor, duke kapur një raketë të gjuajtur në Izrael nga Huthi, një grup rebel në Jemen.

Sistemi i ri i mbrojtjes është Iron Beam.

“Tani po shtojmë një dimension të ri. Është një laser”, tha Dr. Gold.

Me luftën që po afrohet nga veriu dhe 160,000 raketat e Hezbollahut të drejtuara drejt Tel Avivit, mbrojtja ajrore e Izraelit së shpejti mund të vihet në testin më të madh ndonjëherë.

Në ekranin në zyrë, dr. Gold demonstron efektivitetin e Iron Beam duke luajtur një video të provës. Ai tregon dronin duke u ngritur dhe laserin Iron Beam që tregon objektivin. Një rreze drite lëshohet në dronin, duke prerë krahun e tij dhe duke e rrëzuar në tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori