LAJMI I FUNDIT:

Izraeli tërhiqet nga zona e spitalit al-Shifa i Gazës – banorët përshkruajnë ‘shkatërrimin total’

Izraeli tërhiqet nga zona e spitalit al-Shifa i Gazës – banorët përshkruajnë ‘shkatërrimin total’

Forcat izraelite thonë se janë tërhequr nga spitali al-Shifa i Gazës pas një operacioni dyjavor.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Gaza dhe banorët palestinezë thanë se ushtria izraelite kishte tërhequr tanket dhe automjetet nga kompleksi ku ndodhet spitali al-Shifa, sipas Agence France-Presse (AFP), përcjell Telegrafi.

Pas një operacioni dy javor, një gazetar i AFP-së dhe dëshmitarë okularë panë tanke dhe automjete që tërhiqeshin.


Izraeli e ka përshkruar “bastisjen” si një nga operacionet më të suksesshme të luftës gati gjashtëmujore.

Ushtria tha se kishte vrarë rreth 200 militantë në luftimet në dhe rreth al-Shifa, dhe se sekuestroi armë dhe gjëra të tjera të vlefshme.

Ushtria izraelite është akuzuar për rrezikimin e pamatur të civilëve dhe për shkatërrimin e një sektori shëndetësor tashmë të mbingarkuar për shkak të luftës.

Ndërkohë banorët kanë përshkruar ‘shkatërrimin total’ rreth spitalit al-Shifa pasi trupat izraelite ‘shkatërruan të gjithë ndjenjën e jetës’ atje.

Mohammed Mahdi, një banor, ka përshkruar një skenë të “shkatërrimit total” rreth vendit të spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës, pasi trupat izraelite u tërhoqën nga objekti mjekësor pas një operacioni ushtarak dy-javor.

Ai tha për Associated Press se disa ndërtesa ishin djegur dhe se ai kishte numëruar gjashtë trupa në zonë, duke përfshirë dy në oborrin e spitalit.

Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga The Guardian.

Një tjetër banor, Yahia Abu Auf, tha se kishte ende pacientë, punonjës mjekësorë dhe njerëz të zhvendosur që strehoheshin brenda kompleksit mjekësor pasi disa pacientë ishin dërguar në spitalin aty pranë Ahli.

Ai tha se buldozerët e ushtrisë kishin lëruar mbi një varrezë të improvizuar në oborrin e Shifas.

“Situata është e papërshkrueshme,” tha ai. “Okupimi shkatërroi të gjithë ndjenjën e jetës këtu”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori