LAJMI I FUNDIT:

​Izraeli prodhon ujë nga ajri

​Izraeli prodhon ujë nga ajri

Në rast të shterimit të burimeve të ujit, Izraeli e ka gati zgjidhjen që të prodhojë ujë nga ajri duke përdorur një teknologji të patentuar.

Këtë “fantazi” në dukje e ka kthyer në realitet kompania izraelite “GENNY”, e cila në fokus të saj ka projektet inovative me bazë shkencore. Ky zbulim ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare, në panairet e zhvilluara për këtë fushë.


Kompania përdor teknologjinë për të marrë ujin atmosferik duke përdorur këtë teknologji unike. Ajo prodhon 30 litra ujë të pijshëm çdo ditë. Teknologjia funksionon kështu: një pajisje thith ajrin në sistemin atmosferik, dhe gjeneruesin e ujit. Aty një filtër i brendshëm pastron ajrin nga pluhuri.

Sapo të pastrohet, ajri drejtohet nëpërmjet ndërruesit të nxehtësisë dhe procesit ftohës, dhe kondensohet në ujë.

Uji më pas filtrohet dhe përsëri që të largojë papastërtitë dhe i shtohen mineralet. Kështu uji bëhet i freskët dhe me kualitet tepër të lartë.

Sapo prodhohet, uji qarkullon vazhdimisht në rezervuarin e brendshëm që të ruajë freskinë.

Paketuar me katër panelet diellorë – të siguruar nga një kompani diellore e palës së tretë – kostoja e instalimit është 5.000 – 8.000 dollarë.

Ndërsa nuk është as kompakte dhe as e lirë në këtë moment, perspektiva e një zgjidhje pa mbeturina për mungesën e ujit në botë kërkon vëmendjen. Në thelb ajo kthen ajrin dhe diellin në ujë të pastër. /kp/Telegrafi/

 

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori