LAJMI I FUNDIT:

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit që drejtoi sulmin më 7 tetor

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit që drejtoi sulmin më 7 tetor

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë së Izraelit (ISA) pretendojnë se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, të dy agjencitë thanë se militanti ishte Nasim Abu Ajina – komandanti i Batalionit Beir Lahia të Hamasit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ata pretenduan se ai ishte personi që “drejtoi masakrën më 7 tetor në Kibbutz Erez dhe Moshav Netiv HaAsara”.


Ai gjithashtu mori pjesë në zhvillimin e dronëve dhe paraglajderëve për Hamasin, thanë ata.

"Ne po godasim në të gjitha pjesët e Rripit": IDF raporton se qindra objektiva janë goditur në fazën e fundit të operacionit në Gaza
Lexo po ashtu "Ne po godasim në të gjitha pjesët e Rripit": IDF raporton se qindra objektiva janë goditur në fazën e fundit të operacionit në Gaza

“Eleminimi i tij dëmton ndjeshëm përpjekjet e organizatës terroriste Hamas për të penguar aktivitetet tokësore të IDF-së”, përfundon deklarata.

Luftëtarët e Hamasit vranë qindra izraelitë ndërsa u futën në jug të vendit më 7 tetor dhe morën peng më shumë se 200 njerëz.

Që atëherë, Izraeli është përgjigjur duke bombarduar Gazën me sulme ajrore, duke kryer operacione tokësore dhe duke bllokuar furnizimet jetike nga hyrja në rajon.

Dhe numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 8.306, tha sot Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori