LAJMI I FUNDIT:

Izraeli konfirmon armëpushimin, pas 11 ditëve në konfliktin me Palestinën

Izraeli konfirmon armëpushimin, pas 11 ditëve në konfliktin me Palestinën

Kabineti izraelit ka konfirmuar vendimin për të miratuar një armëpushim por sipas deklaratës ende nuk është rënë dakord për kohën se kur do të hyjë në fuqi.

Deklarata thotë se armëpushimi u propozua nga Egjipti dhe do të jetë “i ndërsjellë dhe i pakushtëzuar”.


Më herët një zyrtar në Hamas deklaroi se armëpushimi do të fillojë nga ora 02:00 me kohën lokale.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan, Joe Biden i kërkoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ulje të tensioneve dhe të kërkojë rrugën drejt armëpushimit.

“Kabineti i Sigurimit Politik unanimisht pranoi rekomandimin e të gjithë zyrtarëve të sigurisë, shefit të shtabit, shefit të Shin Bet (agjencisë së brendshme të sigurisë), shefit të Mossad (inteligjencës së huaj) dhe shefit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për të pranuar nismën egjiptiane për një armëpushim dypalësh të pakushtëzuar, i cili do të hyjë në fuqi në një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori