LAJMI I FUNDIT:

Izraeli kërcënon Zelandën e Re: Shpallje lufte, nëse votoni pro Palestinës

Izraeli kërcënon Zelandën e Re: Shpallje lufte, nëse votoni pro Palestinës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu raportohet se i ka thënë ministrit të Jashtëm të Zelandës së Re, se vota pro për rezolutën e OKB-së që ndalon ndërtimin e banesave në territorin e pushtuar të Palestinës, do të shihet si “shpallje lufte”.

Mediat në Izrael raportojnë se, Netanyahu i ka telefonuar ministrit Murray Mçully para votimit të rezolutës të premten.

“Ky është një vendim skandaloz. Po të kërkoj që të mos e mbështesësh apo promovosh”, mësohet t’i ketë thënë kryeministri izraelit.


“Nëse vazhdon të promovosh këtë rezolutë, nga pikëpamja jonë do të jetë shpallje lufte. Kjo do të thyejë lidhjet si dhe do të ketë pasoja”.

Por, përcjell javanews, ministri i Zelandës së Re mësohet se ka refuzuar të tërhiqet duke i thënë: “Rezoluta konfirmon politikat tona dhe ne do ta mbështesim”.

Një diplomat Perëndimor ka konfirmuar telefonatën dhe e ka përshkruar atë si të “ashpër”.

Detajet e telefonatës, të cilat janë zbuluar nga “Haaretz”, tregojnë panikun që ka kapur Netanyahun në prag të votimit të rezolutës.

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori