LAJMI I FUNDIT:

Izraeli instalon nëpër aeroplanë sistemin antiraketë, kushton një milion euro

Izraeli instalon nëpër aeroplanë sistemin antiraketë, kushton një milion euro

Kompanitë ajrore izraelite pajisen me sistem të ri antiraketa. Quhet C Music dispozitivi i sistemit antiraketë që kushton 1 milion euro, e peshon 160 kilogramë i instaluar në aeroplanët e tre kompanive ajrore izraelite El-Al, Arkia e Israir.

Sistemi është aktivizuar menjëherë pas ngjarjes së rrëzimit të aeroplanit ukrainas Boeing 737, pas goditjes gabimisht nga një raketë iraniane duke shkaktuar 176 viktima.

Dispozitivi antiraketa C Music i gjatë 2 metra e 70 cm, i gjerë 60 cm e i gjatë 50 cm, instalohet në pjesën e poshtme të aeroplanit e është i pajisur me një termokamera e aftë të vëzhgojë në 360 gradë e më rreze laser.

Pilotët e aeroplanëve informohen menjëherë në kabinë sapo termokamera e këtij dispozitivi kap rrezikun e nxehtësisë së eksplozivit, e aktivizon laserin i cili çorienton e devijon raketën goditëse deri në shpërthimin e saj në një largësi të konsideruar e sigurisë.

Ky sistem C MUSIC prodhohet nga kompania Elbit Sistem, e lajmi për instalimin e tyre e përcjellë sot e përditshmja italiane Corriere della Sera, e cila informon se është përpjekur të kontaktoj me këtë kompani prodhuese pa marrë përgjigje, ndërsa një nga kompaninë ajrore izraelite El-Al është përgjigjur se mbi këtë argumente nuk mendojnë të diskutojnë me organet e informacionit. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori