LAJMI I FUNDIT:

Izraeli fillon shkatërrimin e disa banesave palestineze

Izraeli fillon shkatërrimin e disa banesave palestineze

Forcat izraelite filluan të hënën të shkatërrojnë 10 banesa palestineze ndërtimi, për të cilat thanë se ishin ngritur duke shkelur një urdhër për ndalim ndërtimi.

Godinat ndodhen në lagjen Wadi al-Hummus të Sur Baherit, në rrethinat e Jeruzalemit Lindor. Pronarët e banesave thanë se kishin leje ndërtimi nga Autoriteti Palestinez.

Ato janë edhe në anën izraelite të barrierës ndarëse, që vendi e ndërtoi në vitin 2002, kur një fushatë sulmesh vetëvrasëse nga palestinezët, arriti kulmin.

Ushtria izrealite e shpalli zonën – jashtë Jeruzalemit Lindor të pushtuar nga Izraeli, në kufi me Bregun Perëndimor – një zonë mbrojtëse, ku ndalohet ndërtimi.

Pas një beteje shtatë vjeçare Gjykata e Lartë e Izraelit, nxorri vendimin në qershor se ndërtesat palestineze ishin të paligjshme. Megjithë lejet palestineze të ndërtimit, pronarëve u duheshin edhe leje të posaçme nga Izraeli. Gjykata me tre anëtarë tha se autorë sulmeshe mund t’i përdornin ndërtesat për kamuflim, duke vënë në rrezik forcat izraelite, transmeton VoA.

Izraeli u kishte dhënë banorëve kohë deri të premten që t’i shkatërronin vetë banesat. Rreth 700 policë izraelitë dhe 200 ushtarë morën pjesë në aksionin e shkatërrimit të hënën, sipas Ministrit të Brendshëm të Sigurisë, Gilad Erdan.

Kombet e Bashkuara thanë se 17 palestinezë do të zhvendoseshin nga shkatërrimi dhe 350 do të humbin prona. Shumica e godinave ishte në ndërtim e sipër.

Palestinezët druhen se shkatërrimi i së hënës do të krijojë një precedent, duke hapur rrugën që Izraeli të shkatërrojë 100 ndërtesa të tjera që janë ngritur në rrethana të ngjashme.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori