LAJMI I FUNDIT:

Izraeli është i gatshëm të arrijë kompromis për një tjetër pauzë humanitare në Gaza

Izraeli është i gatshëm të arrijë kompromis për një tjetër pauzë humanitare në Gaza

Izraeli është i gatshëm për pauzë të re humanitare rreth lirimit të pengjeve.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog i ka thënë ambasadorëve që përfaqësojnë mbi 80 vende se “është vërtet e rëndësishme për ne të përsërisim, ne nuk po luftojmë me popullin e Gazës. Ata nuk janë armiqtë tanë. Ne po luftojmë me Hamas, ata janë armiku. Dhe në këtë kuptim, po ndërmarrim të gjitha hapat humanitarë të mundshëm sipas ligjit ndërkombëtar”.

Ai pretendoi se Izraeli po bën “përpjekje të mëdha për të rritur ndihmën humanitare” në Gazë dhe sulmoi OKB-në për atë që e përshkroi si “dështim”.


HRW denoncon Izraelin për përdorimin e urisë si 'armë lufte' në Gaza
Lexo po ashtu HRW denoncon Izraelin për përdorimin e urisë si 'armë lufte' në Gaza

“Në dy javët e fundit ka pasur një dështim kryesisht nga Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë në lëvizjen e kamionëve në Gazë – vetëm rreth 125 ose 100 kamionë në ditë”, tha ai.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Izraeli kritikon OKB-në, raporton skynews.

Më herët, Izraeli njoftoi vendimin për të anuluar vizën e qëndrimit të koordinatores humanitare të Kombeve të Bashkuara, Lynn Hastings.

Ndryshe, gjatë pauzës së parë humanitare, e cila zgjati një javë, u liruan dhjetëra pengje izraelite dhe të burgosur palestinezë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori