LAJMI I FUNDIT:

Izraeli dhuron 70 karroca për personat me aftësi të kufizuara

Izraeli dhuron 70 karroca për personat me aftësi të kufizuara

Izraeli për herë të dytë ka shpërndarë 70 karroca për personat me aftësi të kufizuara. E këto karroca do t’u shpërndahen fëmijëve në Prishtinë por edhe qendrave tjera të Kosovës.

Ceremonia e shpërndarjes u bë në Shoqatën Hendikos, ku drejtori i kësaj qendre, Afrim Maliqi tha se personat me aftësi të kufizuara nuk marrin asnjë shërbim institucional, përpos atyre social nga OJQ të ndryshme.

“Këto karroca do t’iu shërbejnë fëmijëve me aftësi të kufizuara, si në Prishtinë por edhe gjithandej Kosovës, që do të bëjmë shpërndarjen e tyre, gjithë fëmijëve të cilëve iu përshtaten. Sot personat me aftësi të kufizuara, si fëmijët, si të rriturit, nuk marrin as pajisje ndihmëse, as shërbime tjera institucionale, përpos shërbimeve sociale nga organizatat e ndryshme joqeveritare edhe ndonjë mbështetje financiare që e marrin si kompensim mujor për mbulimin e shërbimeve të tyre ditore…Personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre janë grupi më optimistë, përkundër asaj që janë grupi më i varfër dhe rrezikuar në vendin tonë“, tha ai.

Sipas tij, personat me aftësi të kufizuara ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës së përshtatshme për të lëvizur lirshëm.

“Gjithsesi do të mundohemi të bashkëpunojmë edhe me klinikat e pediatrisë në spitalet regjionale sepse sigurisht edhe aty do të kenë nevoja që fëmijët sa të jenë të shtrirë aty, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes më të lirë dhe më të lehtë. Kur flasim për lëvizjen e lirë, vendi ynë ende ballafaqohet me mungesën e infrastrukturës apo qasjen e duhur dhe të përshtatshme që personat me aftësi të kufizuara apo përdoruesit e karrocave të jenë të barabartë me lëvizjen e lirë edhe pse këtu ka një lëvizje, por ende po shpresojmë që duhet të rregullohet më tutje”, deklaroi Maliqi.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv tha se këto karroca që sot shteti i saj i ka dhuruar për qytetarët e Kosovës me aftësi të kufizuara, janë simbol i miqësisë mes dy vendeve.

Ajo shpreson se me përdorimin e këtyre 70 karrocave do të lehtësohet jeta e këtyre personave.

“Këto karroca janë simbol i miqësisë mes vendeve tona dhe simbol i rëndësisë që ne në Izrael u japim marrëdhënieve me Kosovën. Është gatishmëria jonë për t’i forcuar këto lidhje, jo vetëm me qeverinë, por me popullin dhe fëmijët e këtij vendi…Besojmë se me këto karroca, jeta e tyre do të bëhet pak më e lehtë dhe ata do të mund të integrohen më mirë në jetën e përditshme. Ne do të punojmë së bashku me ju për të zhvilluar projekte të tjera bashkëpunimi në dobi të fëmijëve dhe familjeve të tyre”, u shpreh ajo.

Në ceremoninë e dhurimit të karrocave nga shteti izraelit mori pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se si Qeveri po punojnë që të gjitha politikat e tyre të lehtësojnë jetën e qytetarëve pa dallim.

“Jemi shumë të lumtur që 70 fëmijë të Kosovës në regjione të ndryshme të Kosovës do të kenë mundësi të përfitojnë nga këto. Në takimin e parë këtu në prill patëm edhe kompaninë e cila e ka bërë donacionin e cila shpjegoi për specifikat e karrocave. Shumë i lumtur për këtë bashkëpunim me juve, shumë i lumtur për bashkëpunimin me Izraelin. Vizita e parë e ministrit izraelit në Kosovë ishte këtu dhe filluam bashkëpunimin me një kujdes të veçantë të personave me nevoja speciale të veçanta dhe si shtet këtë vit e kemi shpallur vitin e personave me nevoja të veçanta dhe do të angazhohemi edhe si qeveri që të gjitha politikat tona të shkojnë në drejtim të lehtësimit të jetës së qytetarëve pa asnjë dallim të çfarëdo lloji”, tha ministri Krasniqi.

Izraeli edhe gjatë muajit prill të këtij viti i ka dhuruar Kosovës 93 karroca, gjatë vizitës së ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej në Kosovë. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori