LAJMI I FUNDIT:

Izmaku del kundër mbajtjes së seancës për rastin e të miturës që dyshohet se u abuzua seksualisht

Izmaku del kundër mbajtjes së seancës për rastin e të miturës që dyshohet se u abuzua seksualisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku është shprehur kundër mbajtjes së seancës për rastin e vajzës nga Drenasi, me të cilën dyshohet të kenë abuzuar seksualisht një mësues dhe një polic. Sipas saj, kjo seancë parlamentare është e ngutshme, dhe e njëjta do të duhej të ishte e mbyllur për publikun.

Deputetja Xhavahire Izmaku, gjatë fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme tha se nëse dëshirojnë që të zgjidhin problemet, atëherë ato duhet adresuar në komisione, duke i ftuar njerëzit kompetentë në raportim.


“E shndërruam në një dramë politike një rast fatkeq të një vajzë të mitur, nga një person i akuzuar që fatkeqësisht ishte një polic në detyrë. Njëherit, po besoj pa vetëdijen tonë, kemi kontribuar sot në lëkundjen e besimit ndaj një institucioni që na ka bërë aq krenarë viteve të fundit, siç është policia. Edhe njëherë, jam kundër idesë që raste të tilla të vijnë me ngut në Kuvend për diskutim. Dhe, jam kundër idesë që të gjitha rastet që ndodhin, ne kemi informacione që ka abuzime, ka shantazhe, le të adresohen në vendin e duhur te organet kompetente, mos ta humbin besimin te organet e policisë, sepse në polici ka vajza dhe djem të shkëlqyer, pra t’i dallojmë”, tha ajo.

Ajo është shprehur kundër faktit, që rasti i vajzës së mitur është shpërndarë në opinionin e gjerë publik.

“Ndjehem keq edhe si nënë edhe si grua, duke e ditë faktin dhe mentalitetin që ne dimë me i keqpërdorë pastaj këto fatkeqësi edhe u lëm nam atyre familjeve duke u munduar me iu ndihmu, pra kush nuk e mori vesh, krejt bota e mur vesh, sa informacione edhe më të rënda ndodhin në shtete të tjera dhe shkojnë i mbulojnë, ne sot kur e shoh tash në portale, edhe gazetat franceze që kanë skandale 100 herë më të mëdha sot e përdorin rastin e Kosovës, pra po mendoj që ish dashtë me qenë racional se krejt në fund ka me na u faturu neve si shtet, jo veç një grupi politik”, tha ajo.

Ajo ka thënë se këtu bëhet fjale për raste dhe jo fenomen, meqë sipas saj, derisa ndodh krejt kjo tronditje popullore atëherë nënkuptohet që populli nuk i mësuar me raste të tilla.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori