LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: Prokurori i ri Islam Abazi duhej të mbante përgjegjësi morale

Ivanovska: Prokurori i ri Islam Abazi duhej të mbante përgjegjësi morale

Kryetarja e Kominisonit për Antikorrupsion, Biljan Ivanovska tha se me zgjedhjen e Abazit për shef të Prokurorisë, u zbuluan edhe dobësitë juridike që ka ligji për zgjedhje të prokurorëve publik, pasi që në këtë ligj nuk kërkohet as program pune, as përvojat e mëparshme.

“Të gjithë ishim të habitur nga zgjedhja e atij prokurori publik, aq më tepër që atëherë të gjithë i kuptuam dobësitë aktuale juridike në vetë ligjin sepse për zgjedhjen e asaj pozite të atij prokurori publik nuk kërkohet as program pune, as nuk merren parasysh cilësitë e përvojave të mëparshme dhe rastet e punuara nga ai prokuror. Thjeshtë, pak më parë tha prokurori se transparenca është ajo që duhet të ndihmojë të gjithë procesin.


Ndoshta duhet të mendohet në atë drejtim për çdo prokuror dhe të thuhet publikisht se punon në këto raste, ka kaq shumë raste të punuar, ndoshta nuk duhet të tregohet në çfarë punë që të mos ketë ndikim, mund të thuhet se çka ka punuar tashmë, cilat janë lëndët e mbaruara, sa ka punuar, për të shmangur rrezikun e ndikimit, për ato lëndë që janë në vijim e sipër. Thjeshtë, publiku u befasua nga kjo zgjedhje sepse nuk u morën parasysh asnjë kriter cilësor ”, tha Biljana Ivanovska për programin “200”

Ajo shtoi se pikërisht për këto arsye, ishte i pritshëm reagimi i ambasadores dhe se priste të ketë përgjegjësi morale nga ana e prokurorit, asgjë nuk ndodhi.