LAJMI I FUNDIT:

Ivanov-Trenta: Integrimi i Maqedonisë do të sjellë stabilitet, prosperitet dhe hapjen e rajonit

Ivanov-Trenta: Integrimi i Maqedonisë do të sjellë stabilitet, prosperitet dhe hapjen e rajonit

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, priti në takim Elizabeta Trenta, Ministren e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe situatën në lidhje me integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.


Kryetari Ivanov theksoi se integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike do të kontribuojë për stabilitetin, prosperitetin dhe hapjen e rajonit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes italiane në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Kryetari Ivanov theksoi se Armata e Republikës së Maqedonisë me përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmërinë luftarake të saj është një treguar partner i provuar i ushtritë aleate dhe vendeve anëtare të NATO-s dhe në vazhdimësi do të kontribuojë në misionet e përbashkëta paqeruajtëse ndërkombëtare të Aleancës.

“Bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë në sferën e sigurisë së përbashkët është forcuar veçanërisht gjatë krizës së migracionit dhe është e nevojshme ta intensifikojmë atë me qëllim të veprimeve parandaluese”, tha kryetari Ivanov në takimin me ministren e mbrojtjes të Republikës së Italisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori