LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Maqedonisë i nevojiten liderë për të ardhmen por edhe për të tashmen

Ivanov: Maqedonisë i nevojiten liderë për të ardhmen por edhe për të tashmen

“Na nevojiten liderë për të ardhmen, por edhe për të tashmen”, ka porositur presidenti Ivanov në hapjen e shkollës së shtatë për lider të rinj në Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ivanov, çdo krizë është mundësi për zgjidhje të reja, koncepte dhe vizione të reja.


“Jetojmë në një kohë të ndryshimeve të mëdha, sfidave dhe krizave, por secila krizë është mundësi për zgjidhje të reja” ka thënë Ivanov në ceremoninë e hapjes.

Ivanov ka shtuar se kjo shkollë para së gjithash është dedikuar për liderë të rinj të cilët gjatë tërë jetës së tyre do të ballafaqohen me nevojën për të ndihmuar, për të ofruar zgjidhje dhe për ta shprehur kreativitetin dhe novatorinë e tyre.

Trajnimi i sivjetmë ka filluar me një minutë heshtje për nder të njerëzve të cilët në mënyrë tragjike e humbën jetën gjatë vërshimeve në Shkup. Pjesëmarrësit kanë organizuar edhe një aksion humanitar për dhurimin e parave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori