Kompania ndërkombëtare e mikrokredisë dhe fintech (teknologjisë financiare) IuteCredit Europe do ta kontestojë vendimin e papritur dhe të pajustifikuar të Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës së saj.
IuteCredit konfirmon që performanca e grupit të saj nuk do të ndikohet nga revokimi i licencës, pasi dega e Kosovës përbën një pjesë të vogël të portofolit të kompanisë.
Sipas kryeshefit ekzekutiv të IuteCredit Europe, Tarmo Sild, revokimi i licencës ishte i papritur për kompaninë, por ndikimi i tij financiar në grupin IuteCredit është minimal.
“Ne kemi hyrë në tregun e Kosovës vetëm dy vjet më parë dhe në fakt ende jemi duke operuar atje si kompani fillestare, e cila vetëm tani ka filluar t’i arrijë qëllimet e saj. Ne patëm dorëzuam plane të reja biznesi tek autoritetet lokale dhe prisnim komentet për ato plane”, përshkroi Sild.
Aktualisht, kompania është duke punuar si me këshilltarët ligjorë, ashtu edhe me autoritetet lokale, në mënyrë që të sigurojë vazhdimin e biznesit në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të minimizojë ndikimin negativ të situatës si për kompaninë ashtu edhe për investitorët.
“Sot dega jonë në Kosovë përbën 12.4 për qind, d.m.th. 9.3 milionë euro të portofolit kreditor të grupit tonë. Prandaj, ne konsiderojmë që situata nuk do të ketë ndikim të madh për grupin tonë. Arkëtimi i vazhdueshëm i të arkëtueshmeve nga klientët vazhdon të kontribuojë në të ardhurat tona, mbështetur nga një sjellje shumë e mirë e shlyerjes së kredive nga klientët në Kosovë”, shtoi Sild.
Sipas BQK-së, arsyeja e revokimit të licencës është se ICKO nuk ka siguruar aplikimin e normës efektive të interesit të komunikuar në planin e biznesit në kohën e dorëzimit të tij në vitin 2017.
“Kjo është një arsye imagjinare. Në vendet me tregje efektive, plani i biznesit është dokument që i përket kompanisë dhe qëllimi i tij është të ndihmojë në arritjen e qëllimit të kompanisë. Koncepti i ‘planit të biznesit’ nënkupton një plan specifik. Kompania gjithashtu ka të drejtë të bëjë ndryshime në këtë plan, nëse është e nevojshme për t’i përmbushur qëllimet e saj. Sidoqoftë, legjislacioni i Kosovës nuk ka paraparë asnjë tavan maksimal të normës së interesit”, theksoi Sild.
Këtë vit, IuteCredit ka dhënë kredi me APRC prej 59 për qind. Si krahasim, Estonia ka një APR maksimale prej 58 për qind.
“Me fjalë të tjera, pagesa mujore e një frigoriferi për 500 euro për 12 muaj është 56.4 euro. Prandaj, nuk është asgjë e jashtëzakonshme”, shtoi Sild.
Sipas Tarmo Sild, është për keqardhje që mungesa e legjislacionit mbi normat efektive të interesit dhe tavanet përkatëse e bën ofertën e produkteve kreditore më të ndërlikuar në një ekonomi në zhvillim.
“Ndërkohë, portofoli ynë aktual, procesi i operacioneve në mbledhjen e kredive dhe ekipi ynë në Kosovë janë të jashtëzakonshëm. Prandaj, sot mund t’ua konfirmojmë investitorëve tanë se do të vazhdojmë t’i përmbushim qëllimet tona për vitin 2019”.
Për ta mbrojtur kompaninë, në veçanti, punonjësit, partnerët afaristë dhe investitorët e IuteCredit, kompania po bashkëpunon me firmat juridike ndërkombëtare dhe gjithashtu vazhdon të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet rregullatore në Kosovë. Kompania do t’i shpalosë informatat sapo gjetjet e reja të vihen në dispozicion përmes faqes së saj në internet www.iutecredit.com.
IuteCredit është një kompani ndërkombëtare e mikrokredisë dhe fintech (teknologjisë financiare) me origjinë nga Estonia, e cila përqendrohet kryesisht në kreditë me këste, përfshirë këtu kreditë për vetura. Periudha mesatare e kredisë është një vit. Sot, IuteCredit është një kompani lidere e mikrokredisë në Evropë, me një bilanc prej 100 milionë euro dhe më shumë se 200 mijë klientë aktivë.
Kompania operon në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kosovë, dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Portofoli i partnerëve afaristë të IuteCredit përfshin shërbimet postare shtetërore, operatorët telefonikë ndërkombëtarë si Orange, VodaFone, Deutsche Telekom, dyqanet e mëdha të elektronikës, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën