LAJMI I FUNDIT:

IuteCredit dhe RIA Capital nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

IuteCredit dhe RIA Capital nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Institucioni mikrofinanciar IuteCredit sot nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e RIA Capital, duke e zgjeruar edhe më tejë rrjetin e pikave për disbursimin e mjeteve dhe pagesat e kësteve për klientët e saj.

Drejtori Financiar i IuteCredit, Besnik Livoreka, sot nënshkruajtën marrëveshjen e bashkëpunimit së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të RIA Capital Z. Nusret Hasani, të cilët përmes deklaratave të tyre treguan se presin që ky bashkëpunim të jetë i sukseshëm dhe të ju ofrojë shërbime të shpejta financiare qytetarëve të Kosovës


Me këtë marrëvesheje, të gjithë klientët e IuteCredit, nga dita e Hënë ma datë 07.10.2019, mund t’i marrin mjetet e tyre të kredisë apo edhe t’i paguajnë këstet e tyre në pikat e RIA Capital në gjithë Kosovën.

Kështu, përmes këtij bashkëpunimi, IuteCredit tregon që për qëllim kryesor ka synimin që të jetë sa më afër klientëve të saj, për të i’u ofruar një ekperiencë ekstraordinare, e poashtu tregon edhe njëherë që është lider në Kosovë, duke ju ofruar shërbimet më të shpejta në treg dhe duke u bërë zgjedhja e parë e qytetarëve, për zgjidhjet e problemeve financiare.

Iutecredit është kompania e vetme aktualisht në territorin e Kosovës që i ofron mundësinë klientëve të marrin një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndesh në çdo institucion bankar ose financiar tjetër në gjithë Kosovën.

Në vetëm 10 minuta dhe vetëm me letërnjoftim, ju mund të aplikoni dhe të merrni menjëherë paratë që ju duhen në zyrat e Iutecredit në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj, në 26 Zyra Postare, në çdo qytet të Kosovës, dhe poashtu ju mund të aplikoni online në www.iutecredit.org.

Artikull i sponzorizuar